“Atributet e Perëndisë” nga A. W. Pink është klasiku që shpalos atributet e Perëndisë në një mënyrë të kuptueshme për lexuesin me më pak eksperiencë, dhe në të njëjtën kohë siguron mjaftueshëm edhe për ata që njihen më thellë me letërsinë e krishterë. Ky është Perëndia ynë sikurse na e zbulon Shkrimi, dhe është jetësore që të kemi këtë të kuptuar dhe jo një imazh për Perëndinë sipas imagjinatës tonë. Leximi i këtij libri do t’ju ngrohë zemrën dhe do të gjallërojë adhurimin tuaj.