Vdekja fizike dhe gjendja e ndërmjetme

1.Vdekja fizike. Vdekja fizike paraqitet në mënyra të ndryshme në Bibël. Ajo përshkruhet si vdekja e trupit, në dallim nga vdekja e shpirtit (Mat. 10:28; Lu. 12:4), si përfundimi ose humbja e jetës fizike (Lu. 6:9; Gjoni 12:25) dhe si ndarja e trupit nga shpirti (Pred. 12:7; Jak. 2:26). Ajo s’është kurrë asgjësim, por mund të përshkruhet si përfundim i jetës fizike nëpërmjet ndarjes së trupit nga shpirti. Pelagjianët dhe socinianët mësojnë se njeriu u krijua në mënyrë që të vdiste, por kjo s’është në përputhje me Shkrimet. Ato na mësojnë se vdekja erdhi për shkak të mëkatit dhe si ndëshkim për mëkatin (Zan. 2:17; 3:19; Rom. 5:12, 17; 6:23). Ajo s’është aspak diçka e natyrshme, por është shprehje e zemërimit hyjnor (Psa. 90:7, 11), gjykim (Rom. 1:32), dënim (Rom. 5:16) dhe mallkim (Gal. 3:13); i mbush zemrat e njerëzve me tmerr dhe frikë. Por, meqë vdekja është ndëshkim për mëka- tin dhe besimtarët janë shpenguar nga faji i mëkatit, del natyr- shëm pyetja: Pse duhet që besimtarët të vdesin prapëseprapë? Është e qartë se vdekja s’mund të jetë ndëshkim për ta, por duhet konsideruar si element i rëndësishëm në procesin e shenjtërimit. Ajo është përmbushja e vdekjes së tyre ndaj mëkatit.

2.Gjendja e ndërmjetme. Ka mendime shumë të ndryshme për gjendjen e njeriut mes vdekjes dhe ringjalljes së përgjithshme. Teoritë më të rëndësishme meritojnë një diskutim të shkurtër.

  • Ideja moderne e Sheol-Hadesit. Kohët e sotme është shumë e përhapur ideja se, në vdekje, si të perëndishmit, ashtu dhe të ligjtë, zbresin në një vend të ndërmjetëm, të cilin Dhiata e Vjetër e quan Sheol, ndërsa Dhiata e Re, Hades. Ky nuk është vend ndësh- kimi apo shpërblimi, por një vend ku të gjithë ndajnë të njëjtin fat, një vendbanim i zymtë ku jeta është vetëm një pasqyrim i dobët i jetës në tokë, një vend vetëdijeje të dobësuar, plogështie të përgjumtë, ku jeta ka humbur çdo interes dhe ku gëzimet e jetës kthehen në trishtim. Por kjo s’është aspak paraqitje bib- like. Nëse termat Sheol dhe Hades nënkuptojnë gjithmonë një vend ku zbresin të perëndishmit dhe të ligjtë bashkë, si është e mundur që zbritja në të paraqitet si paralajmërim për të ligjtë (Psa. 9:17; Fja.U. 5:5; 7:27; 9:18; 15:24; 23:14)? Dhe si mund të flasin Shkrimet për faktin se atje digjet zemërimi i Perëndisë (LiP. 32:22)? Ishte pikërisht nga Hadesi që i pasuri ngriti sytë lart (Lu. 16:23) dhe e quajti “vend torturash” (v. 28). Është më mirë që të mendojmë se fjalët Sheol dhe Hades nuk përdoren gjithmonë në të njëjtin kuptim por, nganjëherë, nënkuptojnë varrin (Zan. 42:38; Psa. 16:10), herë të tjera, gjendjen e vdekjes, e paraqitur si vend (1 Sam. 2:6; Psa. 89:48) dhe, herë të tjera, vendin e ndësh- kimit të përjetshëm (LiP. 32:22: Psa. 9:17; Fja.U. 9:18).
  • Purgatori, Limbus Patrum dhe Limbus Infantum. Sipas kishës katolike-romane, shpirtrat e atyre që janë të përsosur, në vdekje pranohen menjëherë në qiell (Mat. 25:46; Fil. 1:23), ndërsa ata që nuk janë pastruar në mënyrë të përsosur në ças- tin e vdekjes (dhe kjo është gjendja e shumicës së besimtarëve)hyjnë në një vend pastrimi që quhet purgator. Kohëzgjatja e qëndrimit aty ndryshon sipas nevojës së rasteve individuale dhe mund të shkurtohet nga lutjet, veprat e mira dhe meshat që bëjnë miqtë ose të afërmit e tyre të perëndishëm. Kjo doktrinë s’gjen mbështetje në Bibël. Limbus Patrum është vendi ku, sipas kishës katolike-romane, ishin mbajtur shenjtorët e Dhiatës së Vjetër, derisa i çliroi Krishti në kohën mes vdekjes dhe ringjalljes së vet. Ndërsa Limbus Infantum mendohet se është vendi i gjithë fëmijëve të papagëzuar. Ata qëndrojnë atje pa asnjë shpresë çli- rimi; vërtet që aty nuk pësojnë asnjë ndëshkim aktiv, por janë të përjashtuar nga bekimet e qiellit. Asnjë prej këtyre pikëpamjeve nuk gjen mbështetje në Bibël.
  • Gjumi i shpirtit. Koncepti se, në çastin e vdekjes, shpirti hyn në një gjendje qetësimi ose gjumi të pavetëdijshëm u përkrah nga një sërë sektesh në të kaluarën dhe tani është doktrinë e preferuar e irvingitëve në Angli dhe ruselitëve në Amerikë. Ai përbën tërheqje të veçantë për ata që e kanë të vështirë të besojnë në një vijimësi të vetëdijes në mënyrë të pavarur nga truri. Ata gjejnë mbështetje për këtë koncept në disa pasazhe biblike që e përshkruajnë vdekjen si gjumë (Mat. 9:24; Veprat 7:60; 1 Thes. 4:13) ose duket sikur thonë se të vdekurit janë të pavetëdijshëm (Psa. 6:5; 30:9; 115:17; 146:4). Por pasazhet e para flasin për vdekjen si gjumë, thjesht për shkak të ngjashmërisë që ka trupi i vdekur me një trup që fle, ndërsa pasazhet e dyta thjesht thek- sojnë faktin se të vdekurit nuk mund të vënë më re apo të marrin pjesë në veprimtaritë e kësaj bote. Besimtarët paraqiten si njerëz që shijojnë një jetë të vetëdijshme menjëherë pas vdekjes (Lu. 16:19-31; 23:43; 2 Kor. 5:8; Fil. 1:23; Zbu. 6:9).
  • Anihilacionizmi dhe pavdekësia e kushtëzuar. Sipas këtyre doktrinave, nuk ka ekzistencë të vetëdijshme (në mos po s’ka fare ekzistencë) për të ligjtë pas vdekjes. Anihilacionizmi mëson se njeriu u krijua i pavdekshëm, por se ata që vazhdojnë në mëkat, nëpërmjet një veprimi aktiv të Perëndisë, privohen nga pavdekësia dhe, në fund, shkatërrohen ose u hiqet përjetësisht vetëdija. Ndërsa, sipas doktrinës së pavdekësisë së kushtëzuar, njeriu është krijuar i vdekshëm, por vetëm besimtarët marrin dhuratën e pavdekësisë në Krishtin. Në fund, të ligjtë shkatë- rrohen plotësisht ose humbasin plotësisht vetëdijen. Rezultati është njësoj në të dyja rastet. Këto doktrina supozohet se gjejnë mbështetje në faktin se Bibla e paraqet jetën e përjetshme si dhu- ratë të Perëndisë në Krishtin (Gjoni 10:27-28; Rom. 2:7; 6:23) dhe i kërcënon mëkatarët me vdekje dhe shkatërrim (Psa. 73:27; Mal. 4:1; 2 Pjet. 2:12). Por Bibla mëson qartë se mëkatarët do të vazhdojnë të ekzistojnë (Mat. 25:46; Zbu. 14:11; 20:10) dhe se do të ketë shkallë të ndryshme ndëshkimi për të ligjtë (Lu. 12:47-48; Rom. 2:12).
  • Mundësia e dytë. Disa studiues besojnë se, ata që vdesin në mëkat, do të kenë një mundësi tjetër pas vdekjes, për të pranuar Krishtin. Askush nuk do të shkatërrohet pa iu ofruar mundësia e favorshme për të njohur dhe pranuar Jezusin. Ata bazohen në pasazhe të tilla, si: Efe. 4:8-9; 1 Kor. 15:24-28; Fil. 2:9-11; Kol.1:19,20; dhe 1 Pjet. 3:19; 4:6. Por ato s’e mbështesin këtë ide. Për më tepër, Bibla e paraqet gjendjen e jobesimtarëve pas vdekjes, si gjendje të pandryshueshme, si diçka që s’mund të ndryshohet (Pred. 11:3; Lu. 16:19-31: Gjoni 8:21, 24; 2 Pjet 2:4,9; Juda 7,13). Gjykimi i tyre bazohet në ato gjëra që kanë bërë kur ishin gjallë (Mat. 7:22-23; 10:32-33: 25:34-46; 2 Kor. 5:9-10; 2 Thes.1:8).
  • Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që provojnë pikat e mëposhtme:

    a.Vdekja është ndëshkim për mëkatin:

    Romakëve 5:12. “Prandaj, ashtu si me anë të një njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po ashtu vdekja i arriti të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan”. Romakëve 6:23. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhu- rata e Perëndisë është jeta e përjetshme nëpërmjet Krishtit Jezus,Zotit tonë”.

    b.Besimtarët janë triumfues mbi vdekjen:

    1 Korintasve 15:55-57. “O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote? Por gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji. Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht”.

    c.Sheol-Hadesi në disa raste është vend ndëshkimi:

    Psalmi 9:17. “Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë”.

    Fjalët e Urta 15:24. “Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart, që të shmangë Sheolin poshtë”.

    Luka 16:23. “Dhe në ferr, duke qenë në mundime, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij”.

    d.Besimtarët janë me Krishtin menjëherë pas vdekjes:

    2 Korintasve 5:8. “Por ne kemi zemër dhe na parapëlqen më tepër ta lëmë trupin dhe të shkojmë e të banojmë pranë Zotit”. Filipianëve 1:23. “Sepse unë jam i shtrënguar nga të dyja: kam dëshirë të ndahem dhe të jem bashkë me Krishtin, shumë herë më mirë”.

    e.Jobesimtarët vazhdojnë të ekzistojnë pas vdekjes:

    Mateu 25:46. “Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjet- shëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme”.

    Luka 12:47-48. “Por ai shërbëtor, që e dinte vullnetin e zo- tit të tij dhe nuk u bë gati e nuk bëri sipas vullnetit të tij, do të rrihet shumë. Por ai, që nuk e dinte, po bëri gjëra që meritojnë të rrahura, do të rrihet pak. Kujt iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë; dhe kujt iu besua shumë, do t’i kërkohet më shumë”.

    Zbulesa 14:11. “Dhe tymi i mundimit të tyre ngjitet në jetë të jetëve, dhe nuk do të kenë prehje ditë e natë ata që adhurojnë bishën dhe figurën e saj dhe kushdo që merr damkën e emrit të saj”.

    f.Nuk ka shpëtim pas vdekjes:

    Luka. 16:26. “Dhe, mbi të gjitha, midis nesh dhe jush është vendosur një humnerë e madhe, që ata që duan të kalojnë që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne”.

    2 Pjetri 2:9. “Zoti di t’i shpëtojë nga tundimi të perëndishmit dhe t’i ruajë të padrejtët që të ndëshkohen ditën e gjyqit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}