1.Zbulesa dhe Shkrimet. Termi “zbulesa e veçantë” mund të për- doret në më tepër se një kuptim. Mund të nënkuptojë vetëkomu- nikimet e drejtpërdrejta të Perëndisë nëpërmjet mesazheve ver- bale dhe fakteve të mrekullueshme. Shpesh profetët dhe apostujt merrnin mesazhe nga Perëndia kohë më parë se t’i shkruanin. Tani këto gjenden në faqet e Shkrimeve, por nuk përbëjnë gjithë Biblën. Një pjesë e mirë e Biblës nuk është zbuluar në mënyrë të mbinatyrshme, por ka ardhur si rezultat i studimit dhe reflekti- mit të mëparshëm. Sidoqoftë, ky term mund të përdoret edhe për të nënkuptuar Biblën në tërësi, gjithë atë kompleks të vërtetash dhe faktesh shpenguese (brenda kuadrit të duhur historik) që gjendet në Shkrime; garancia hyjnore e vërtetësisë së saj gjendet në faktin se është frymëzuar në mënyrë të pagabueshme nga Fry- ma e Shenjtë. Për shkak të këtij fakti, mund të thuhet se gjithë Bibla, dhe vetëm Bibla, është zbulesa e veçantë e Perëndisë për ne. Pikërisht në Bibël zbulesa e veçantë e Perëndisë vazhdon të gjallojë dhe të sjellë edhe tani jetë, dritë dhe shenjtëri.


2.Prova biblike për frymëzimin e Shkrimeve. Gjithë Bibla është dhënë me frymëzimin e Perëndisë dhe si e tillë është rregule pagabueshme e besimit dhe praktikës për gjithë njerëzimin. Meqë shpesh doktrina e frymëzimit hidhet poshtë, duhet shqyr- tuar në mënyrë të veçantë. Kjo doktrinë, si gjithë të tjerat, është bazuar në Shkrimet; nuk është shpikje e njeriut. Ndonëse është bazuar mbi një numër të madh pasazhesh, vetëm pak prej tyre do të vihen në dukje këtu. Shkrimtarët e Dhiatës së Vjetër ud- hëzohen vazhdimisht që të shkruajnë atë që u porosit Zoti (Eks. 17:14; 34:27; Num. 33:2; Isa. 8:1; 30:8; Jer. 25:13; 30:2; Ezek.

24:1; Dan. 12:4; Hab. 2:2). Profetët ishin të vetëdijshëm se po sillnin fjalën e Zotit, prandaj i fillonin mesazhet e tyre me for- mula të tilla, si: “Kështu thotë Zoti” ose “Fjala e Zotit erdhi tek unë” (Jer. 36:27, 32; Ezek. kapitujt 26, 27, 31, 32, 29). Pali thotë se fjalët e tij janë fjalë që ia ka mësuar Fryma (1 Kor. 2:13), pohon se nëpërmjet tij flet Krishti (2 Kor. 13:3) dhe e për- shkruan mesazhin që u përçoi selanikasve, si fjalë të Perëndisë (1 Thes. 2:13). Letra e Hebrenjve shpesh citon pasazhe të Dhi- atës së Vjetër, si fjalë të Perëndisë ose të Frymës së Shenjtë (Heb. 1:6; 3:7; 4:3; 5:6; 7:21). Pasazhi më e rëndësishme që provon frymëzimin e Shkrimeve është 2 Tim. 3:16, e cili thotë si vijon: “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim në drejtësi”.

3.Natyra e frymëzimit. Në veçanti, ka dy pikëpamje të gabuara për frymëzimin, të cilat përfaqësojnë dy ekstreme që duhen shmangur.

  • Frymëzimi mekanik. Nganjëherë frymëzimi është paraqitur sikur Perëndia u diktoi në mënyrë të fjalëpërfjalshme autorëve njerëzorë të Biblës se ç’duhet të shkruanin, sikur ata të ishin tërë- sisht pasivë, njësoj si stilolapsi në dorën e një shkrimtari. Kjo nënkupton se mendja e tyre nuk kontribuoi aspak për përmbajt- jen ose formën e shkrimeve të tyre. Por, në bazë të gjërave që vëmë re, kjo s’mund të jetë aspak e vërtetë. Ata ishin autorë të vërtetë, të cilët në disa raste i mblodhën materialet e veta nga burimet që kishin në dispozicion (1 Mbret. 11:41; 14:29; 1 Kron. 29:29; Lu. 1:1-4); në disa raste të tjera, ata shkruan për vetë përvojën e tyre, si për shembull në shumë prej psalmeve, dhe lanë në shkrimet e veta stilin e tyre të veçantë. Stili i Isaisë ndryshon nga ai i Jer- emisë, ndërsa stili i Gjonit nuk është i njëjtë me atë të Palit.
  • Frymëzimi dinamik. Të tjerë kanë shprehur mendimin se procesi i frymëzimit preku vetëm shkrimtarët, pa patur asnjë efekt të drejtpërdrejtë te shkrimet e tyre. Jeta mendore dhe shpir- tërore e tyre u përforcua dhe u ngrit në një nivel më të lartë, në mënyrë që ata t’i shihnin gjërat më qartë dhe të kishin një ndjesi më të thellë të vlerës së tyre të vërtetë shpirtërore. Ky frymëzim nuk u dha vetëm gjatë kohës kur ata shkruan librat e Biblës, por ishte një karakteristikë e vazhdueshme e shkrimtarëve dhe ndikoi në shkrimet e tyre vetëm në mënyrë të tërthortë. Ky fry- mëzim ndryshon vetëm për nga niveli (por jo nga cilësia) nga ndriçimi shpirtëror i gjithë besimtarëve. Kjo teori nuk është as- pak e drejtë në raport me pikëpamjen biblike për frymëzimin.
  • Frymëzim organik. Koncepti i duhur për frymëzimin po- hon se Fryma e Shenjtë veproi te shkrimtarët e Biblës në mënyrë organike, në harmoni me ligjet e qenies së tyre të brendshme, duke i përdorur ashtu siç ishin, me karakteret dhe temperamen- tet, dhuntitë dhe talentet, arsimin dhe kulturën, si dhe fjalorin e stilin e tyre. Fryma e Shenjtë u ndriçoi mendjen, u ndihmoi ku- jtesën, i shtyu të shkruanin, shtypi ndikimin e mëkatit në shkri- met e tyre dhe i udhëhoqi në shprehjen e mendimeve, deri në nivelin e përzgjedhjes së fjalëve. Ai nuk ua pengoi aspak vep- rimtarinë. Ata ishin në gjendje të jepnin rezultatet e hetimeve të tyre, të shkruanin përjetimet e tyre dhe të vendosnin vulën e stilit dhe gjuhës së tyre në librat që shkruan.

4.Niveli i frymëzimit. Dallime mendimesh ekzistojnë edhe në lidhje me nivelin e frymëzimit të Shkrimeve.

  • Frymëzimi i pjesshëm. Nën ndikimin e racionalizmit, është bërë shumë e zakonshme të mohosh tërësisht frymëzimin e Biblës ose të besosh se vetëm disa pjesë të saj janë të frymëzuara. Disa mohojnë frymëzimin e Dhiatës së Vjetër, ndonëse pranojnë atë të Dhiatës së Re. Disa të tjerë thonë se vetëm mësimet morale dhe fetare tëBiblës janë të frymëzuara, por se pjesët e saj his- torike përmbajnë një sërë gabimesh kronologjike, arkeologjike dhe shkencore. Ka të tjerë që besojnë se vetëm Predikimi në Mal është i frymëzuar. Ata që përkrahin një pikëpamje të tillë e kanë humbur tashmë Biblën, sepse vetë këto dallime mendimesh janë provë e faktit se askush nuk mund të përcaktojë në mënyrë të sigurt se cilat pjesë të Shkrimeve janë të frymëzuara dhe cilat jo. Ekziston dhe një mënyrë tjetër se si njerëzit e kufizojnë fry- mëzimin e Shkrimeve; ata supozojnë se mendimet janë të fry- mëzuara, ndërsa zgjedhja e fjalëve iu la tërësisht në dorë urtësisë së autorëve njerëzorë. Por kjo rrjedh pikërisht nga supozimi i dyshimtë se mendimet mund të veçohen nga fjalët, ndërkohë që, në realitet, mendimi i saktë pa fjalë është i pamundur.
  • Frymëzimi i plotë. Sipas Shkrimit, çdo pjesë e Biblës është e frymëzuar. Jezusi dhe apostujt u drejtohen shpesh librave të Dhiatës së Vjetër si “shkrime” ose “Shkrimet”, për t’i vënë vulën ndonjë çështjeje të debatueshme. Në mendjen e tyre një referim i tillë ishte njësoj si t’i referoheshe Perëndisë. Duhet vërejtur fakti se, nga librat që ata përmendin në këtë mënyrë, disa janë his- torikë. Letra e Hebrenjve citon në mënyrë të përsëritur pasazhe nga Dhiata e Vjetër, si fjalë të Perëndisë ose të Frymës së Shenjtë. Pjetri i vendos letrat e Palit në të njëjtin nivel me shkrimet e Dhi- atës së Vjetër (2 Pjet. 3:16), ndërsa Pali thotë se i gjithë Shkrimi është i frymëzuar (2 Tim. 3:16).

Fare mirë mund të shkojmë një hap më tej dhe të themi se frymëzimi i Perëndisë shkon deri në nivelin e fjalëve të përdoru- ra. Bibla është e frymëzuar në mënyrë verbale (pra, nëpërmjet fjalëve), por kjo nuk është njësoj si të thuash se është e frymëzuar në mënyrë mekanike. Doktrina e frymëzimit verbal mbështetet tërësisht nga Shkrimet. Në shumë raste na thuhet shkoqur se Zoti i tha Moisiut dhe Jozueut pikërisht se ç’duhet të shkruanin (Lev. 3 dhe 4; 6:1, 24; 7:22, 28; Joz. 1:1; 4:1; 6:2, e kështu me radhë). Profetët tregojnë se Jahve u vuri në gojë fjalët e tij (Jer. 1:9) dhe i drejtoi që t’i thoshin popullit fjalët e tij (Ezek. 3:4, 10, 11). Pali i konsideron fjalët e tij si fjalë që ia ka mësuar Fryma (1 Kor. 2:13); po kështu, Pali dhe Jezusi arrijnë të bazojnë gjithë argumentin e tyre në një fjalë të vetme të Shkrimeve (Mat. 22:43- 45; Gjoni 10:35; Gal. 3:16).

5.Përsosmëritë e Shkrimeve. Reformatorët e zhvilluan doktrinën e Shkrimeve për t’iu kundërvënë katolikëve-romanë dhe disa sekteve protestante. Ndërsa Roma mësonte se Bibla ia detyron autoritetin e vet kishës, reformatorët u shprehën se Bibla ka au- toritet në vetvete, si Fjala e frymëzuar e Perëndisë.

Po kështu, ata pohuan dhe domosdoshmërinë e Shkrimeve, si mjeti i hirit (i caktuar në mënyrë hyjnore), përkundër katoli- këve-romanë, të cilët besonin se kisha nuk ka nevojë absolute për Biblën dhe, përkundër disa sekteve protestante, të cilat lartësonin “dritën e brendshme” ose fjalën e Frymës së Shenjtë në zemrën e popullit të Perëndisë, në kurriz të Biblës.

Më tej, në kundërshtim me Romën, reformatorët mbrojtën qartësinë e Biblës. Ata nuk e mohonin se Bibla përmban mis- tere tepër të thella për mendjen njerëzore, por thjesht pohonin se njohuria e nevojshme për shpëtim, ndonëse nuk është njësoj e qartë në çdo faqe të Biblës, është përçuar në mënyrë kaq të thjeshtë, saqë, çdokush që kërkon me sinqeritet shpëtimin, mund ta mbledhë vetë lehtësisht këtë njohuri, pa qenë nevoja që të mbështetet tek interpretimi i kishës apo priftërinjve.

Së fundmi, ata mbrojtën edhe mjaftueshmërinë e Shkrimeve dhe, në këtë mënyrë, mohuan nevojën e traditës së katolikëve-ro- manë apo dritës së brendshme të anabaptistëve.

Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që flasin për:

a.Frymëzimin e Shkrimeve:

1 Korintasve 2:13. “Për këto dhe flasim, por jo me fjalë të më- suara nga urtësia njerëzore, por të mësuara nga Fryma e Shenjtë, duke krahasuar frymërisht gjëra frymërore”.

1 Thesalonikasve 2:13. “Prandaj edhe ne e falënderojmë pa pushim Perëndinë, se kur e morët fjalën e Perëndisë, që dëgjuat nga ne, e pritet jo si fjalë njerëzish, por, sikurse është me të vër- tetë, si fjalë Perëndie”.

2 Timoteut 3:16. “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim në drejtësi”.

b.Autoritetin e Biblës:

Isaia 8:20. “Përmbajuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se ata nuk flasin sipas kësaj fjale, kjo do të thotë se në ta nuk ka dritë”.

c.Domosdoshmërinë e Biblës:

2 Timoteut 3:15. “Që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e Shenjta, të cilat mund të të bëjnë të urtë për shpëtimin me anë të besimit në Krishtin Jezus”.

d.Qartësinë e Biblës:

Psalmi 19:7b. “Dëshmia e ZOTIT është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë”.

Psalmi 119:105. “Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim”. Dhe vargu 130: “Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë”.

e.Mjaftueshmërinë e Biblës:

Shih pasazhet nën e mësipërme nën pikën c.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}