Fjala e Perëndisë dhe sakramentet në përgjithësi

1.Fjala e Perëndisë. Fjala e Perëndisë është mjeti më i rëndësi- shëm i hirit, ndonëse katolikët-romanë ua japin këtë nderim sakramenteve.
  • Fjala dhe Fryma. Ndonëse termi “mjet i hirit” mund të përdoret në një kuptim më të gjerë, këtu e përdorim si përcak- tim të mjeteve që porositet të përdorë kisha. Kur flasim këtu për “Fjalën”, nuk po flasim për Fjalën personale (personin e dytë të Trinisë, Gjoni 1:1 e më tej), as për fjalën e fuqishme krijuese (Psa. 33:6), por po flasim në veçanti për Fjalën e Perëndisë, e cila përmbahet në Shkrimet dhe predikohet në kishë (1 Pjet. 1:25). Ajo është fjala e hirit të Perëndisë dhe, si rrjedhojë, mjeti më i rëndësishëm i hirit. Ndonëse theksi bie te fjala në formën e saj TË PREDIKUAR, ajo mund t’u vijë njerëzve edhe në mënyra të tjera: në shtëpi a në shkollë, nëpërmjet bisedave apo literaturës fetare. Fjala bëhet e efektshme si mjet i hirit vetëm nëpërmjet veprimit të Frymës së Shenjtë. Fjala vetëm nuk mjafton që të prodhojë besim dhe kthim në besim, por, megjithatë, është instrumenti i domosdoshëm. Ndonëse Fryma e Shenjtë mund të veprojë edhe  pa fjalën, nuk e bën zakonisht këtë. Predikimi i Fjalës bëhet i frytshëm nëpërmjet veprimit të Frymës.
    • Dy pjesët e Fjalës, si mjet i hirit. Fjala, si mjet i hirit, për- bëhet nga dy pjesë, pra, nga ligji dhe nga ungjilli. Ligji, si mjet hiri, pikësëpari, i shërben qëllimit që ta bëjë njeriun të bindet për mëkat (Rom. 3:20), duke e bërë të vetëdijshëm se është i paaftë të përmbushë kërkesat e ligjit dhe të bëhet kujdestari që e çon njeriun te Krishti (Gal. 3:24). Së dyti, ligji është dhe rregull jete për besimtarët, duke u kujtuar detyrat e tyre dhe duke i drejtuar në udhën e jetës dhe shpëtimit. Ungjilli është prezantim i qar- të i udhës së shpëtimit që është zbuluar në Jezu Krishtin. Ai e nxit mëkatarin që të vijë te Krishti me besim dhe pendim, dhe u premton atyre që pendohen dhe besojnë vërtet të gjitha bekimet dhe shpëtimin në kohën e tanishme dhe në të ardhmen. Ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson. Romakëve 1:16: “Sepse, unë s’kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë judeun e pastaj grekun. 1 Korintasve 1:18: “Sepse fjala e kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë”.
    • Sakramentet përgjithësi. Fjala e Perëndisë është e plotë si mjet hiri, por sakramentet nuk janë të plota pa fjalën. Kjo duhet theksuar kundër katolikëve-romanë, të cilët mësojnë se sakra- mentet përmbajnë gjithçka të nevojshme për shpëtim. Fjala dhe sakramentet ndryshojnë nga veçoritë e mëposhtme: (a) Fjala është absolutisht e nevojshme, ndërsa sakramentet jo; (b) Fjala shërben për të lindur dhe forcuar besimin, ndërsa sakramentet vetëm sa mund ta forcojnë; dhe (c) Fjala është për gjithë botën, ndërsa sakramentet janë vetëm për besimtarët dhe fëmijët e tyre. Pikat e mëposhtme meritojnë vëmendje:
    • Pjesët e sakramenteve. Tri pjesë mund të dallohen në sakramentet, pra, (1) Shenja e jashtme dhe e dukshme. Secili nga sakramentet përmban një element të jashtëm. Në pagëzim, ky element është uji, ndërsa në Darkën e Zotit, është buka dhe vera. Ai që merr këta elementë mund të thuhet se merr sakramentin, por nuk merr gjithë sakramentin, as pjesën më të rëndësishme të tij. (2) Nënkuptimi i hirit të brendshëm shpirtëror. Shenja tregon drejt një gjëje tjetër dhe kjo është lënda e brendshme e sakra- mentit. Ajo mund të quhet drejtësia e besimit, Romakëve 4:11, “Edhe mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besi- min që kishte pasur kur ishte ende i parrethprerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t’u llogaritet drejtësia”, falja e mëkateve, Marku 1:4; besimi dhe pendimi, Marku 1:4: “Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pen- dese për faljen e mëkateve”, 16:16: “Ai që beson dhe pagëzohet do të shpëtohet; por ai që nuk beson, do të dënohet”, ose bashkë- sia me Krishtin në vdekjen dhe ringjalljen e tij, Romakëve 6:3-4: “A nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? U varrosëm, pra, me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdeku- rish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne të ecim në risinë e jetës”. Kolosianëve 2:11-12: “Në të cilin ju edhe u rrethpretë me rrethprerjen që nuk u bë me dorë, nëpërmjet zhveshjes së trupit mëkatar të mishit, me anë të rrethprerjes së Krishtit: të varrosur bashkë me të nëpërmjet pagëzimit, ju edhe u ringjallët bashkë në të, përmes besimit në veprueshmërinë e Perëndisë, që e ka ri- ngjallur prej së vdekurish”. (3) Bashkimi mes shenjës dhe asaj që nënkupton shenja. Në realitet, kjo përbën thelbin e sakramentit. Kur sakramenti merret me besim, e shoqëron hiri i Perëndisë. Për sakramentin mund të jepet ky përcaktim: “Sakramenti është një porosi e shenjtë e caktuar nga Krishti, ku, me anë të shenjave të dukshme, hiri i Perëndisë në Krishtin prezantohet, vuloset dhe u zbatohet besimtarëve, dhe ata nga ana e tyre shprehin besimin dhe bindjen ndaj Perëndisë”.
    • Numri i sakramenteve. Në kohën e Dhiatës së Vjetër kishte vetëm dy sakramente, pra, rrethprerja dhe Pashka. E para, u caktua në ditët e Abrahamit, ndërsa, e dyta, në kohën e Moi- siut. Të dyja ishin sakramente me gjak, në përputhje me rendin e Dhiatës së Vjetër. Edhe kisha e Dhiatës së Re ka dy sakramente, domethënë, Pagëzimin dhe Darkën e Zotit; të dy këta sakra- mente bëhen pa gjak. Pasi Krishti solli flijimin e tij të përsosur, nuk nevojitet më derdhje gjaku. Kisha e Romës e rriti numrin e sakramenteve në mënyrë të pambështetur nga Bibla, duke shtuar konfirmimin, ndjesën, urdhrat, martesën dhe mirosjen e fundit.
    • Krahasimi i sakramenteve të Dhiatës së Vjetër me ato të së Resë. Kisha katolike- romane beson se ka një dallim thelbësor mes këtyre dy lloj sakramenteve: ata të Dhiatës së Vjetër ishin thjesht tipizues, pra, preknin vetëm pozitën ligjore të marrësit dhe jo gjendjen e tij shpirtërore, dhe efektshmëria e tyre varej nga besimi i atyre që i merrnin; ndërsa sakramentet e Dhiatës së Re prodhojnë hir shpirtëror në zemrën e marrësve, pavarë- sisht nga gjendja e tyre shpirtërore, thjesht për shkak të vepri- mit sakramental. Sidoqoftë, në realitet nuk ekziston asnjë dal- lim thelbësor mes këtyre dy lloj sakramentesh (Rom. 4:11; 1 Kor. 5:7; 10-14; Kol. 2:11). Nga ana tjetër, ekzistojnë disa dalli- me rendore: (1) Përveç domethënies shpirtërore, sakramentet e Dhiatës së Vjetër kishin edhe një aspekt kombëtar. (2) Ata tre- gonin drejt flijimit të ardhshëm të Krishtit, ndërsa sakramentet e Dhiatës së Re tregojnë për flijimin e përfunduar. (3) Ata nuk i përçonin marrësit një masë aq të bollshme hiri shpirtëror, sa sakramentet e Dhiatës së Re. 
    • Mësoni përmendësh. Pasazhe që provojnë pikat e mëposhtme:

      a.Fjala si mjet i hirit:

      Romakëve 10:17. “Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë”.

      1 Korintasve 1:18. “Sepse fjala e kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë”.

      b.Funksioni i dyfishtë i ligjit:

      Romakëve 3:20. “Sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet para tij përmes veprave të ligjit; sepse me anë të ligjit vjen njohja e mëkatit”.

      Romakëve 7:7. “Çfarë të themi, pra? Se ligji është mëkat? Kurrë mos qoftë! Mëkatin nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit; sepse nuk do ta kisha njohur epshin, po të mos thoshte ligji: ‘Mos ki epsh!’”.

      1 Gjon 5:3. “Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të mbajmë urdhërimet e tij; dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda”.

      c.Funksioni i ungjillit:

      Romakëve 1:16. “Sepse, unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë judeun e pastaj grekun”.

      1 Korintasve 1:18. Shih nën pikën a.

      d.Vlera shpirtërore e sakramenteve:

      Romakëve 4:11. “Edhe mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte pasur kur ishte ende i parrethpre- rë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t’u llogaritet drejtësia”. 1 Korintasve 5:7. “Sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne”.

      Kolosianëve 2:12. “Të varrosur bashkë me të nëpërmjet pagë- zimit, ju edhe u ringjallët bashkë me të, përmes besimit në vepru- eshmërinë e Perëndisë, që e ka ringjallur prej së vdekurish”.

      Gjoni 6:51. “Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; kush ha nga kjo bukë, do të jetojë përjetë; dhe buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}