Qendra Ignis organizon konferencën me temë: “Krishti po ndërton Kishën e Tij


me pjesëmarrjen e veçantë të pastorëve Alistair Begg dhe Tim Challies.


Pjesëmarrësit: Pastorë, drejtues, dishepuj në rritje, së bashku me bashkëshortet.

20
Ditë
 
18
Orë
 
04
Minuta
 
21
Sekonda

Regjistrimi eshte embyllur!

 

Datat:

24-25 maj 2024


Për çdo pyetje na kontaktoni në Whatsapp +355697070717 ose me Email [email protected]

FOLËSIT

Alistair Begg

Alistair Begg

Alistair Begg ka qenë i përfshirë në shërbesën pastorale që prej vitit 1975. Ai u diplomua në London School of Theology dhe më pas shërbeu në Skoci, në Kishën Charlotte në Edinburgh dhe në Kishën Baptiste Hamilton. Në vitin 1983 ai u bë pastori kryesor i Parkside Church pranë qytetit të Cleveland-it, në Ohio, ku edhe vazhdon ta udhëheqë bashkësinë dhe të japë mësim Fjalën e Perëndisë çdo të diel.Alistair Begg është gjithashtu mësuesi i Biblës Truth For Life, një program që transmetohet çdo ditë dhe në fundjavë në më shumë se 1,900 stacione radiofonike në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu programi mund të ndiqet në internet në faqen e vet truthforlife.org, në YouTube, si podkast, dhe përmes shumë platformave të tjera. Alistair është autori i disa librave. Ai dhe bashkëshortja e tij Susan u martuan në vitin 1975 dhe kanë tre fëmijë të rritur dhe tetë nipër e mbesa.

Tim Challies

Tim Challies

Tim Challies është i krishterë, bashkëshorti i Aileen, babai i dy vajzave të rritura dhe i një djali që e pret Timin në qiell. Ai adhuron dhe i shërben Perëndisë si plak kishe në kishën Grace Fellowship Church në Toronto, Kanada. Timi ka shkruar shumë libra mes të cilëve përfshihet edhe Seasons of Sorrow: The Pain of Loss and the Comfort of God.

Forma e regjistrimit

Konferenca: Krishti po ndërton Kishën e Tij - 24 maj 2024


Për lavdinë e Perëndisë dhe gëzimin tuaj!

Grupi organizator: Andi Dina, Asim Hamza, Nazmi Berisha dhe Will Niven

>