Rëndësia e shenjtërisë

HYRJE

Shenjtëria qëndron në thelb të qenies së Perëndisë. Kur Isaia pa një vizion të Perëndisë, serafimët përreth fronit thërrisnin me zë të lartë “I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë” duke shpallur këtë atribut absolutisht të rëndësishëm të karakterit të Perëndisë. Në këtë mësim Dr. Sproul eksploron rëndësinë thelbësore të shenjtërisë si një cilësi, e cila në mënyrë unike i atribuohet Perëndisë.

SYNIMET E TË NXËNIT

Kur ta keni përfunduar këtë mësim duhet të jeni në gjendje të:

Kuptoni kontekstin historik të thirrjes profetike të Isaias

Shpjegoni çfarë është domethënëse rreth serafimëve në vizionin e Isaias

Dalloni unikalitetin e shenjtërisë së Perëndisë

IDETË KYÇ

Isaia e mori thirrjen e tij në ofiqin e profetit përmes një vizioni të Perëndisë në shkëlqimin e plotë të shenjtërisë së Tij.

Serafimët në vizionin e Isaias janë krijesa me tre palë krahë, dhe secili prej krahëve i shërbente një funksioni të caktuar, që i lejon të shërbejnë në vetë praninë e Perëndisë.

Shenjtëria është i vetmi atribut i Perëndisë, i cili theksohet në shkallën sipërore përmes përsëritjes së trefishtë “i shenjtë, i shenjtë, i shenjtë”.

PYETJE REFLEKTIMI & DISKUTIMI

Çfarë mendoni?

—Rëndësia e  shenjtërisë                                                                                              

Kaloni disa minuta për t’ju përgjigjur pyetjeve të mëposhtme. Ato do t’ju përgatisin për leksionin.

Pse po i hyni këtij studimi? Çfarë shpresoni se do të arrini?

Pse është thelbësore që ne ta kuptojmë shenjtërinë e Perëndisë? Pse është e rëndësishme që të krishterët të jenë të shenjtë?

Leximi i Shkrimit

Në vitin e vdekjes së mbretit Uziah, unë pashë Zotin të ulur mbi një fron të ngritur dhe të lartë, dhe cepat e mantelit të tij mbushnin tempullin. Mbi të ishin serafimët; secili prej tyre kishte gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy të tjerë këmbët dhe me dy fluturonte. Njëri i bërtiste tjetrit dhe i thoshte: “I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është ZOTI i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij.” Shtalkat e portës u tronditën nga zëri i atij që bërtiste, ndërsa tempulli po mbushej me tym. Atëherë unë thashë: “I mjeri unë! Unë jam i humbur, sepse jam një njeri me buzë të papastra dhe banoj në mes të një populli me buzë të papastra; megjithatë sytë e mi kanë parë Mbretin, ZOTIN e ushtrive.”–Isaia 6:1-5

Cili është reagimi i parë i Isaias në takimin e tij me Zotin trefish të shenjtë?

Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme, ndërsa ndiqni videon. Ato do t`ju drejtojnë përgjatë leksionit.

                 Mbret sovran                                                                           0:00–14:43

Pse përkthimet e Besëlidhjes së Vjetër në anglisht shpesh e shkruajnë fjalën Zoti si ZOTI?

Si nxirret kuptimi i frazës “dhe cepat e mantelit të tij mbushnin tempullin” duke kuptuar kontekstin kulturor të Isaias?

                 Prania e zbuluar e Perëndisë                                          14:43–32:26

Pse serafimët në vizionin e Isaias ishin krijuar me disa palë krahë?

Çfarë është domethënëse rreth përsëritjes së trefishtë të serafimëve “i shenjtë, i shenjtë, i shenjtë”?                                                                                                                          

                Shenjtëria e Perëndisë

Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme, pasi ta keni përfunduar leksionin. Ato do t’ju ndihmojnë të identifikoni dhe të përmblidhni pikat kryesore.

Cila është domethënia e vizionit të Isaias në kontekstin historik të Izraelit? Për kë është i bindur Dr. Sproul se Isaia pa në vizionin e tij?

Nëse jeni pjesë e një grupi, kërkojuni anëtarëve që të lexojnë Isaia 6:1-7 dhe Gjoni 12:37-41. Diskutoni domethënien e pjesës nga Gjoni për interpretimin e vargjeve të Isaias.

Si e përdor Dr. Sproul episodin e fytyrës së zbuluar të Moisiut për të demonstruar, pse serafimët në vizionin e Isaias duhej t’i mbulonin fytyrat e tyre në praninë e Perëndisë?

Nëse jeni pjesë e një grupi, kërkojuni anëtarëve që të lexojnë Eksodi 3:1-6. Si ju ndihmon kjo pjesë të kuptoni, pse serafimët në praninë e Perëndisë duhet të mbulojnë si fytyrat ashtu edhe këmbët e tyre?

Si na informon vizioni, që Isaia pati për shenjtërinë e Perëndisë se si t`i afrohemi Perëndisë në adhurim?

Nëse jeni pjesë e një grupi, kërkojuni anëtarëve që të lexojnë Zbulesa 4:1-11. Në këtë pjesë apostulli Gjon ka një vizion të dhomës së fronit të Perëndisë të ngjashëm me vizionin e Isaias. Cilat janë disa ngjashmëri dhe disa dallime mes këtyre dy vizioneve? Po vizioni i Gjonit te Zbulesa 1:12-18?

LUTJE

Vuloseni me lutje atë që keni mësuar prej Fjalës së Perëndisë gjatë këtij mësimi.

Lavdëroni Perëndinë që Ai është i shenjtë, i shenjtë, i shenjtë.

Rrëfeni sa shpesh i jeni afruar Perëndisë pa treguar respektin e duhur për karakterin e Tij të shenjtë.

Falënderoni Perëndinë për premtimin e Tij për t’ju shenjtëruar përmes Frymës së Shenjtë, në mënyrë që të mund t’i afroheni Atij ashtu siç duhet.

Kërkojini Frymës së Shenjtë t’ju ngulitë madhështinë e shenjtërisë së Perëndisë përmes këtij studimi.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>