Hyrje


Kur Isaia u përball me Perëndinë tonë shumë të shenjtë, ai u tmerrua dhe klithi: “I mjeri unë!” Përjetimi i shenjtërisë së Perëndisë nga Isaia nuk është i ndryshëm nga përjetimi ynë. Shenjtëria e Perëndisë na mahnit dhe na tmerron në të njëjtën kohë. Ajo na zbulon kush jemi, dhe kjo ose mund të na bëjë të largohemi të frikësuar ose mund të na bëjë të këlthasim për mëshirë. Në librin Shenjtëria e Perëndisë, Dr. Sproul e ilustron madhështinë e shenjtërisë së Perëndisë përmes një studimi biblik dhe historik të asaj se çfarë përjetuan njerëzit, kur u përballën me të Shenjtin dhe në fund gjetën strehë në drejtësinë e Krishtit.

Ky udhëzues studimi shoqëron serinë e videove të mësimit Shenjtëria e Perëndisë. Nëse po përdorni materialet në DVD, po shihni videot në faqen Ligonier.org, apo po ndiqni një kurs në Ligonier Connect, ky material është krijuar për t’ju ndihmuar që të keni sa më tepër dobi nga ky përjetim i të nxënit. Ja se çfarë do të gjeni në secilin mësim.

HYRJA

Hyrja është një paragraf i shkurtër, i cili përmbledh materialin, për të cilin flitet në çdo leksion dhe që trajtohet në mësimin e udhëzuesit të studimit.

Si ta përdorni: Përdoreni hyrjen e çdo mësimi për të pasur një ndjesi për tablonë e madhe, para se të shihni videon. Ndërsa punoni përgjatë udhëzuesit të studimit referojuni këtyre deklaratave për të kujtuar se çfarë keni trajtuar tashmë dhe se ku po shkoni.

SYNIMET  E TË NXËNIT

Synimet e të nxënit janë njohuria dhe zotësia, me të cilat mësimi i udhëzuesit të studimit do të përpiqet t’ju pajisë, teksa punoni me përmbajtjen e leksionit.

Si t’i përdorni: Njihuni mirë me synimet e çdo mësimi para se të përfshiheni me përmbajtjen e tij. Ndërsa shikoni videot dhe reflektoni apo diskutoni pyetjet, duhet të mbani mend qëllimin kryesor, që do t`ju ndihmojë të përfitoni sa më shumë nga secili mësim.

IDETË KYÇ

Idetë kyç janë pikat kryesore apo faktet kryesore për t’u mbajtur mend nga leksioni.

Si t’i përdorni: Përdorini këto ide për t’u përgatitur për çdo mësim dhe për të rishikuar mësimin pararendës. Ato përshkruajnë në mënyrë specifike njohurinë që ju përcjell çdo leksion.

PYETJET E

REFLEKTIMIT &

DISKUTIMIT

Pyetjet janë përbërësi udhëzues i mësimit për reflektim dhe/ose për diskutim. Ato kanë për qëllim t’ju ndihmojnë të përgatiteni për procesin dhe të organizoni gjërat që po mësoni.

Si t’i përdorni: Reflektoni individualisht apo diskutoni në grup rreth pyetjeve sipas rendit që ato shfaqen në mësim. Minutazhi në të djathtë vë në dukje se ku mund ta gjeni në video përgjigjen e pyetjes.


LUTJA

Pjesa e lutjes ofron sugjerime për mënyrën se si ta përmbyllni mësim in në lutje në lidhje me gjërat, që u dhanë mësim në atë leksion.

Si ta përdorni: Merrni në konsideratë që ta përdorni pjesën e lutjes së çdo mësimi si një udhëzues për lutjen personale apo në grup. Kjo pjesë ndjek modelin e lutjes ACTS, për të cilën mund të mësoni më tepër në broshurën e serisë Pyetje Thelbësore Does Prayer Change Things? nga R. C. Sproul. Ky udhëzues i dobishëm ofrohet falas në formatin e-book në Ligonier.org.

KUIC RISHIKIMI

Kuici i rishikimit ka gjashtë pyetje me zgjedhje, të cilat gjenden në fund të çdo mësimi.

Si ta përdorni: Përdoreni çdo kuic për të kontrolluar sa mirë i keni kuptuar dhe i mbani mend pikat kryesore, që janë trajtuar në çdo leksion. Gjëja më e dobishme për të nxënit tuaj do të jetë, nëse e bëni kuicin e mësimit ose diku ndërmjet mësimeve ose pak para se të filloni mësimin e radhës në udhëzuesin e studimit.

ÇELËSI I

PËRGJIGJEVE

Çelësi i përgjigjeve siguron shpjegime për pyetjet e reflektimit dhe të diskutimit si dhe përgjigje për pyetjet me zgjedhje në kuicin e rishikimit.

Si ta përdorni: Përdoreni çelësin e përgjigjeve për të kontrolluar përgjigjet tuaja apo kur nuk e dini përgjigjen. Shënim: Mos u dorëzoni tepër shpejt; të përleshesh për disa çaste, në mënyrë që të kujtoni përgjigjen, e përforcon atë në mendjen tuaj.


{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>