patrick fore b shpu5m3nk unsplash

Nëntor 2022


  • Bazat: Një plak kishe është personi që (i) përmbush kualifikimet e kërkuara te 1 e Timoteut 3:1-7 dhe te Titi 1:6-9, (ii) njihet nga bashkësia si plak kishe, (iii) dhe e drejton bashkësinë duke u mësuar Fjalën (1 e Timoteut 3:2), duke u lutur për delet (Jakobi 5:14), dhe mbikëqyr punët e kishës (1 e Pjetrit 5:2).
  • Mbikëqyrja: Një plak kishe duhet të mbikëqyrë tufën. Ai duhet të udhëzojë të gjitha delet, të forcojë të dobëtat, të ruajë të pambrojturat dhe të durojë ato më të vështirat (2 e Timoteut 2:24-25; Veprat 20:28; 1 e Thesalonikasve 5:14). Një plak kishe i ruan anëtarët e kishës si një udhëheqës që do t’i japë llogari Perëndisë (Hebrenjve 13:17).
  • Shumësia: Në Dhiatën e Re, kishat lokale kishin një numër të shumtë pleqsh (Veprat 14:23, 20:17; Filipianëve 1:1; 1 e Timoteut 5:17; Jakobi 5:14). Krishti, Kryebariu, do të kujdeset për tufën e tij përmes disa burrave të perëndishëm, të cilët së bashku i mësojnë, i ruajnë, i drejtojnë, i mbrojnë dhe i duan delet. Kjo do të thotë se çdo kishë lokale, duke ndjekur udhëheqjen e pastorit të tyre, duhet të kërkojë burra që tashmë janë duke bërë punën e një plaku kishe dhe t’i caktojnë këtë detyrë atyre.

  • Përktheu: Sara Gjana | Redaktoi: Linea Simeon
    Botuar me leje nga  9Marks:  :  https://www.9marks.org/answer/what-church-elder/              
    Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

    ©️ dritez.al 2022


    Etiketa9marks

    Postime të ngjashme

    Cilët janë disa mesazhe që njerëzit, në mënyrë të rreme, deklarojnë se janë ungjilli?
    Askush nuk merr kishën që do