30 mars

Mars 2022


Ku po mbështetesh për t’u siguruar se besimi tënd do të zgjasë deri në ardhjen e Jezusit?

Pyetja nuk është, a beson në sigurinë e përjetshme? Pyetja është, si mbahesh i sigurt?

A qëndron këmbëngulja e besimit tonë në mënyrë vendimtare në besueshmërinë e vendosmërisë tonë? Apo qëndron me vendosmëri mbi punën e Perëndisë për të na “mbajtur në besim”?

Është një e vërtetë e madhe dhe e mrekullueshme e Shkrimit që Perëndia është besnik dhe do t’i mbajë përgjithmonë ata që Ai ka thirrur. Bindja jonë se jemi përjetësisht të sigurt është besimi që Perëndia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të “na mbajtur në besim”!

Siguria e përjetësisë nuk është më e madhe se siguria që Perëndia do të na mbajë tani në besim, por ajo siguri është shumë e madhe për të gjithë ata që Perëndia i ka thirrur.

Ka të paktën tre pasazhe, të cilat i vendosin bashkë thirrjen e Perëndisë dhe ruajtjen nga Perëndia.

  1. “I cili edhe do t’ju vërtetojë (ruajë) deri në fund, që të jeni të paqortueshëm në ditën e Zotit tonë Jezu Krisht. Besnik është Perëndia nga i cili u thirrët në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë” (1 e Korintasve 1:8-9).
  2. “Por ai vetë, Perëndia i paqes, ju shenjtëroftë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet patë të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë” (1 e Thesalonikasve 5:23-24).
  3. “Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëlla i Jakobit, të thirrurve, që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të mbajtur në Jezu Krishtin: u shtoftë mëshirë juve, paqe dhe dashuri” (Juda 1:1, 2) (Shih të njëjtin realitet te Romakëve 8:30; Filipianëve 1:6; 1 e Pjetrit 1:5 dhe Juda 24).

“Besnikëria” e Perëndisë premton se Ai do t’i mbajë përgjithmonë të sigurt të gjithë ata që Ai i ka thirrur.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia