Shtator_29

Shtator 2022


Kur jam i shqetësuar nga plakja, e luftoj mosbesimin me premtimin që thotë: “Deri në pleqërinë tuaj unë do të mbetem po ai, unë do t’ju mbaj derisa të thinjeni” (Isaia 46:4).

Kur jam në ankth nga vdekja, e luftoj mosbesimin me premtimin që thotë: “Sepse asnjë nga ne nuk jeton për veten e tij dhe askush nuk vdes për veten e tij, sepse edhe nëse jetojmë, jetojmë për Zotin; edhe nëse vdesim, vdesim për Zotin; pra, edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. Sepse për këtë edhe vdiq Krishti dhe u ngjall e u kthye në jetë: që të zotërojë edhe mbi të vdekurit, edhe mbi të gjallët” (Romakëve 14:7-9).

Kur jam në ankth se mund të përjetoj lundërthyerje në besim dhe të largohem nga Perëndia, e luftoj mosbesimin me premtimet që thonë: “Ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit” (Filipianëve 1:6); dhe “Prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata, që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta” (Hebrenjve 7:25).

Bashkohu me mua në betejë! Le të luftojmë, jo me njerëzit e tjerë, por me mosbesimin tonë. Mosbesimi i premtimeve të Perëndisë është rrënja e ankthit, e cila vetë është rrënja e shumë mëkateve të tjera. Shpata e Frymës është fjala e Perëndisë, tha Pali te Efesianëve 6:17. Mburoja me të cilën shuajmë mashtrimet e zjarrta të Satanit, është besimi (vargu 16)–besim në po atë fjalë të Perëndisë. Prandaj merr mburojën në dorën tënde të majtë dhe shpatën në dorën e djathtë, dhe le të luftojmë luftën e mirë të besimit.

Merr Biblën, kërkoji ndihmë Frymës së Shenjtë, ruaji premtimet në zemrën tënde dhe lufto luftën e drejtë të besimit–për të jetuar me besim në hirin e ardhshëm.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia