29 janar

Janar 2022


Nuk ka shpresë për popullin e Perëndisë nëse Perëndia nuk bën që ata të kthehen nga rrëshqitja dhe hedhja e tyre në mëkat dhe mosbesim.

Libri i Vajtimeve është libri më i zymtë në Bibël. Vetë Perëndia e kishte shkatërruar bebëzën e syrit të Tij: Jerusalemin,

ZOTI i dha fund tërbimit të tij, ka derdhur zemërimin e tij të zjarrtë, ka ndezur në Sion një zjarr, që ka gllabëruar themelet e tij. (Vajtimet 4:11)

Ka shkatërruar të gjitha ato që ishin të këndshme për sytë. (Vajtimet 2:4)

ZOTI e ka hidhëruar për shkak të morisë së shkeljeve të saj. (Vajtimet 1:5)

Pra, si përfundon libri?

Ai përfundon me të vetmen shpresë që ekziston:

Bëj që të rikthehemi te ti, o ZOT, dhe ne do të kthehemi! (Vajtimet 5:21).

Kjo është shpresa ime e vetme—kjo është shpresa juaj e vetme!

Jezusi i tha Pjetrit: “Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu si shoshet gruri. Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të kthehesh, forco vëllezërit e tu” (Luka 22:31-32).

Jo nëse kthehesh, por kur të kthehesh. Unë jam lutur për ty! Ti do të kthehesh. Dhe kur të kthehesh, do të jetë hiri im sovran që do të të kthejë nga buza e greminës së apostazisë.

I krishterë, kjo është e vërtetë për ty. Kjo është shpresa jote e vetme e qëndrueshmërisë në besim. Mburru në këtë shpresë!

Krishti është ai që...është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ne. (Romakëve 8:34)

Ai do të bëjë që ne të kthehemi. Prandaj, “Atij që mund t’ju ruajë nga çdo rrëzim...i qoftë lavdi dhe madhështi, sundim dhe pushtet, edhe tani, edhe në përjetësi” (Juda 1:24-25). Amen!


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia