Bibla është një libër jashtëzakonisht praktik. Urtësia e saj është njëherazi e pasur dhe realiste, dhe sa më gjatë të jetojmë, aq më kuptimplotë e dëgjojmë të na flasë në çdo situatë. Ndërsa plakemi, shumë prej nesh kuptojnë se prindërit tanë shpesh kishin të dre- jtë në paralajmërimet dhe urtësinë e tyre; dhe ndërkohë që ecim nën dritën e fjalës së Perëndisë, ajo do të vërtetohet si e drejtë në kohën e duhur, çdo herë.
Pali e shfaq këtu këtë urtësi të përjetshme dhe realiste. Nga njëra anë, kjo tingëllon si thjeshtëzuese: mjafton të përpiqesh të jesh në paqe me të gjithë. Nuk është e vështirë ta kup- tosh. Mirëpo ai nuk po thotë vetëm këtë. Udhëzimi paraprihet nga dy sqarime: “Nëse është e mundur” dhe “për çfarë varet prej jush”. Rrjedhoja është që mund të mos jetë gjithmonë e mundur!
Pali nuk ofron një rrugëdalje këtu. Ai nuk na thotë të jemi në paqe për aq kohë sa mund ta kontrollojmë temperamentin ose emocionet tona, përndryshe jemi të lirë të mbajmë hidhërim. Ai na bën thirrje për t’u siguruar që çdo konflikt i vazhdueshëm në jetën tonë të mos jetë as me dëshirën tonë dhe as për shkakun tonë. Përgjegjësia për armiqësinë e vazh- dueshme nuk duhet të gjendet kurrë në ngurrimin për pajtim nga ana jonë.
Por edhe nëse e kemi bërë pjesën tonë, ka dy situata në të cilat paqja mund të mos jetë e mundur. Njëra është kur pala tjetër nuk dëshiron të jetë në paqe me ne. Mund të kemi të bëjmë me dikë që synon të na lëndojë dhe që nuk ka interes për zgjidhjen e konfliktit. Në atë situatë, mund të mos jetë e mundur që ta ndryshojmë atë person ose ta parandalojmë mizorinë e tij — mirëpo do të jetë e mundur që ne të mos kundërpërgjigjemi. Kur sigurohemi që nuk po kontribuojmë në konflikt, ne jemi duke kërkuar paqen, “për çfarë varet prej” nesh.
Pengesa tjetër lind kur kushtet e paqes janë të papajtueshme me parimet e shenjtërisë, të së vërtetës dhe të drejtësisë. Shkrimtari i Hebrenjve kishte parasysh një situatë të tillë kur i udhëzoi lexuesit e tij: “Ndiqni paqen me të gjithë dhe shenjtërimin, pa të cilin asnjë nuk do ta shikojë Zotin” (Hebrenjve 12:14). Këto nuk janë dy udhëzime të ndara; përpjekjet tona për paqe dhe për shenjtëri nuk duhet të na çojnë në drejtime të ndryshme. Kërkimi i paqes nuk duhet të bëhet kërkimi i paqes me çdo çmim. Disa prej nesh duhet të kenë kujdes që mospëlqimi për konfliktin dhe ballafaqimin të mos na shtyjë të ndjekim paqen me çmimin e drejtësisë.
Ju nuk mund të ndryshoni një zemër; kjo është punë e Zotit. Ju nuk duhet ta kompro- metoni integritetin tuaj; ky është shqetësimi kryesor i Zotit. Mirëpo Perëndia po ju jep një urdhërim: aq sa varet prej jush, kërkoni paqen. A keni nevojë që sot të nxiteni nga ky urdhër për t’i zbutur fjalët tuaja, për të ndryshuar sjelljen tuaj ose për të hedhur hapin e parë drejt zgjidhjes së një konflikti?
