“…mos t’ju rritet mendja, por shoqërohuni me të përulurit…”
ROMAKËVE 12:16
Shtëpia mund të jetë diçka e mrekullueshme. Për shumë prej nesh, shtëpia është vendi ku mund të jemi të sinqertë, ku jemi me familjen tonë dhe ku të gjitha gjërat — madje edhe të metat — na duken të njohura. Megjithatë, ndoshta më e rëndësishmja është që shtëpia e vërtetë është vendi ku mund të jemi vetvetja, me përulësi të vërtetë. E tillë duhet të jetë përvoja jonë në bashkësinë e popullit të Perëndisë.
Thirrja e Palit për të krishterët — “mos t’ju rritet mendja, por shoqërohuni me të përu- lurit” — është një mënyrë për të na bërë thirrje që në shtëpinë e Perëndisë ta trajtojmë njëri-tjetrin si familje. Një tjetër mënyrë për ta përkthyer urdhrin “Shoqërohuni me të përulurit” është të thuash: “Jini të gatshëm të bëni punë të rëndomta”. Të dyja përkthimet janë të dobishme; ne nuk duhet të jemi aq krenarë sa të ketë njerëz me të cilët të mos shoqë rohemi ose punë të cilat të refuzojmë t’i bëjmë.
Në botën laike, nderimi matet me statusin, rëndësinë, ndikimin, pasurinë, intelektin, e kështu me radhë. Mirëpo nuk duhet të ndodhë kështu mes burrave dhe grave të krishtera. Në të vërtetë, një nga tiparet dalluese të popullit të Perëndisë duhet të jetë që karakteristika të tilla si materializmi, krenaria dhe shpifja, të cilat karakterizojnë komunitetin e gjerë, të mos mbizotërojnë më mbi ta.
Si mund të guxonim t’i dorëzoheshim ndikimit të kulturës më të gjerë kur Zoti ynë e përshkroi Veten e Tij si dikush që “nuk ka ku të mbështesë kokën” dhe si “i butë dhe i përulur në zemër” (Mateu 8:20; 11:29)? Ai nuk erdhi për të shpëtuar ata që janë të shën- detshëm, por ata që janë ligsht (Marku 2:17). Ai vazhdon t’i thërrasë të dobëtit e botës dhe t’i turpërojë të fortët (I Korintasve 1:27). Edhe apostulli Pal, ai mësues jashtëzakonisht i kualifikuar i ligjit, e çmoi të gjithë rezymenë e tij si të pavlerë, me qëllim që të fitonte Krishtin (Filipianëve 3:8).
Jezusi po ndërton një kishë dhe kisha që Ai po ndërton, është familja e Perëndisë. Ati ynë është në qiej, Vëllai ynë i madh po mbretëron dhe vëllezërit dhe motrat tona po adhu- rojnë me ne. Herën tjetër kur të jesh me familjen tënde kishtare, hidh një hap për të dalë nga zona jote e rehatisë dhe njihu me një anëtar të familjes, me të cilin nuk ndërvepron zakonisht. Herën tjetër kur të të kërkojnë të bësh një punë ose të marrësh përsipër një rol i cili nuk do të të tërhiqte natyrshëm, pyet veten nëse kjo është një mundësi për të qenë i përulur dhe për të mos qenë fodull. Në fund të fundit, Vëllai ynë i madh nuk e konsideroi kryqin si diçka nën nivelin e Tij, dhe Ai vdiq aty për të ngritur mëkatarë të përulur si ju dhe unë. Toka është shesh poshtë kryqit të Tij. Prandaj, familja e Tij duhet të karakterizo- het nga dashuria plot përulësi.
