korrik 26

Korrik 2022


Çfarë donte të thoshte Pali kur i shkroi këto fjalë? Ai nuk po nënkuptonte që sa herë mëkatojmë, ne kemi në mendje paranë. Edhe kur nuk jemi duke menduar për paranë, ne bëjmë shumë mëkate.

Sugjerimi im është ky: Ai donte të thoshte se të gjitha ligësitë në botë vijnë nga një lloj i caktuar zemre, domethënë, nga ajo lloj zemre që e do paranë.

Prandaj, çfarë do të thotë që të duash paranë? Nuk do të thotë të admirosh kartëmonedhat jeshile, monedhat e verdha apo ato gri. Për të ditur se çfarë do të thotë të duash paranë, duhet të pyesësh: Çfarë është paraja? Kësaj pyetjeje, unë do t’i përgjigjesha kështu: Paraja është thjesht një simbol, që përfaqëson burimet njerëzore. Paraja përfaqëson atë që mund të marrim nga njeriu dhe jo nga Perëndia.

Perëndia përdor valutën e hirit, jo paranë: “O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat, dhe ju që nuk keni para ejani, blini dhe hani!” (Isaia 55:1). Paraja është valuta e burimeve njerëzore. Prandaj, zemra që do paranë është një zemër që i mbështet shpresat, i ndjek kënaqësitë e saj dhe e vendos besimin në atë që mund t’i ofrojnë burimet njerëzore.

Prandaj, dashuria për paranë është pothuajse e njëjta gjë me besimin te paraja–besimi (të besuarit, konfidenca, siguria) se paraja do t’i plotësojë nevojat e tua dhe do të të bëjë të lumtur.

Dashuria për paranë është alternativa e besimit në hirin e ardhshëm të Perëndisë. Dashuria për paranë është besim në burimet e ardhshme njerëzore–ajo të cilën mund ta fitosh apo ta sigurosh me para. Prandaj, dashuria për paranë, ose besimi në paranë, është ana tjetër e monedhës së mosbesimit në premtimet e Perëndisë. Jezusi tha te Mateu 6:24: “Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve... nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.”

Nuk mund të besosh njëkohësisht në Perëndinë dhe në paranë. Besimi në njërin është mosbesim në tjetrin. Zemra që e do paranë–që mbështetet te paraja për lumturi–nuk po mbështetet në gjithë sa Perëndia është për ne në Jezusin si kënaqësia e shpirtit tonë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>