“Gëzohuni me ata që gëzohen, qani me ata që qajnë.”
ROMAKËVE 12:15
Gëzimi i përbashkët është një shprehje e madhe e bashkëndarjes së përjetimit. Ne zako- nisht e përdorim këtë fjalë për të përshkruar një vuajtje të përbashkët — por ajo vlen edhe për gëzimin.
Ne e kuptojmë bashkëvuajtjen kur e përdorim në një fjali, por vetë fjala mund të jetë e vështirë për t’u përkufizuar. Prandaj, merrni parasysh të kundërtën e saj: apatinë. Nëse apatia ngjan me të thënët: “Nuk më intereson”, bashkëvuajtja është sikur të thuash: “Jam shumë i interesuar.” Bashkëvuajtja është një identifikim me përvojën e një personi tjetër.
Shumë prej nesh e kanë të natyrshme të qajnë “me ata që qajnë”. Për ne është e natyrshme që të hyjmë në zhgënjimin dhe dhimbjen e atyre që duam dhe të qajmë kur shohim ose mendojmë për trishtimin e tyre. Kjo është diçka e mirë, sepse të mbani “barrët e njëri-tjet- rit”, do të thotë të “përmbushni ligjin e Krishtit” (Galatasve 6:2). Megjithatë, të hysh në gëzimin dhe suksesin e të tjerëve është shpesh sfida më e madhe, sepse kjo kërkon që ne të punojmë kundër prirjes së natyrës sonë të rënë njerëzore, e cila anon nga pakënaqësia dhe hidhërimi. Në vend që suksesi i dikujt të shërbejë si rast për të bekuar Perëndinë dhe për ta falënderuar Atë, ai bëhet kaq lehtë rast për të pasur zili.
Shumica prej nesh e dinë se si ta shmangin shprehjen e zilisë. Por ka një ndryshim të madh mes mungesës së shprehjes së zilisë dhe mungesës së ndierjes së saj. Ne mund ta modi- fi kojmë sjelljen tonë aq sa të mos e shfaqim atë, por kërkohet transformim frymëror që të arrijmë në pikën për të mos e ndier atë. Ky transformim fillon me kuptimin e duhur të identitetit tonë si anëtarë të trupit të Krishtit. Pali thotë se “kështu edhe ne të shumtët jemi një trup në Krishtin dhe çdonjëri gjymtyrë të njëri-tjetrit” (Romakëve 12:5). Të jesh në Krishtin, do të thotë që ne jemi gjymtyrë të Tij dhe të njëri-tjetrit.
Nëse e themi në një mënyrë tjetër: nëse jemi në Krishtin, jemi të gjithë në të njëjtin ekip. Kur ta kuptojmë këtë, do të jetë po aq e natyrshme që ne të hyjmë në gëzimin e tjetrit, sa është edhe që një futbollist të gëzohet për golin e fitores së shokut të skuadrës, në të njëjtën mënyrë sikur ta kishte shënuar vetë. Si populli i Perëndisë, ne fitojmë dhe humbasim — kënaqemi dhe pikëllohemi — së bashku.
Fjala e Perëndisë ju thërret që dashuria “të jetë jo e shtirur” (Romakëve 12:9) — dhe dashu- ria e vërtetë, si e Krishtit, i përshtat ndjenjat tuaja, kështu që xhelozia ia lë vendin gëzimit, ndërsa apatia ia lë vendin bashkëvuajtjes së vërtetë. A ka ndonjë person nga i cili po qëndroni larg në njëfarë mënyre, qoftë në gëzimin, qoftë në trishtimin e tij? A keni menduar se kujt mund t’i jepni zemër sot? Është pothuajse e sigurt që ekziston dikush i cili ka nevojë që ju t’i shtrini dorën dhe t’i tregoni se jeni me të, duke u lutur për të, dhe se jeni përkrah tij ndërsa ai ecën në një luginë të thellë. Po kështu, do të jetë dikush me të cilin mund ta ndani gëzimin dhe thjesht mund t’i bëni të ditur se ju e lavdëroni Perëndinë për favorin e Tij në jetën e tyre. Bëhuni dikush për të cilin mund të thuhet gjithnjë e më shumë: “Ai tregon kujdes shumë të madh.” Kërkojini Perëndisë të çdo dhembshurie dhe ngushëllimi, që të veprojë në ju me anë të Frymës së Tij, për t’ju formuar në atë lloj personi sot.
