24 Qershor 2026

“Mos jini përtacë në zellshmëri; jini të zjarrtë në frymë; shërbejini Zotit.”
ROMAKËVE 12:11

Imagjinoni një kuzhinë në një fermë të vjetër britanike, mbi sobën e së cilës qëndron një tigan plot me ujë që po valon. Ky është imazhi që përdor Pali këtu në lidhje me përku- shtimin frymëror. Në thelb, ai thotë se, në Krishtin, ne duhet ta mbajmë atmosferën tonë frymërore duke valuar. Ne nuk duhet të jemi të nxehtë dhe pastaj të ftohtë — nuk duhet të jemi entuziastë në një çast dhe ta humbasim vrullin në tjetrin.

Sapo hiri i Perëndisë të na ketë kapur dhe të jemi transformuar nga Krishti, duke marrë drejtësinë e Tij me anë të besimit, ne duhet ta zbatojmë atë drejtësi në jetën tonë. Një pjesë e asaj drejtësie të zbatuar është të bësh punën e Jezusit me një lloj entuziazmi të frymëzuar dhe të urdhëruar në mënyrë hyjnore.

Megjithatë, është e lehtë të priresh nga përtacia dhe të kalosh në një gjendje frymërore me gjysmë zemre. Libri i Fjalëve të Urta ka shumë për të thënë, shpesh me një shije humori, për rreziqet dhe rezultatet e një jete përtacie. Një fjalë e urtë përshkruan dikë që është aq dembel, saqë, pasi e ka futur lugën në tas, përton ta çojë te goja (Fjalët e Urta 19:24; 26:15). Një tjetër përshkruan përtacinë si një burrë që mbështillet poshtë batanijes së tij dhe qëndron atje: “Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtratin e tij” (v. 14).

Në kontrast me këtë, qëllimi përfundimtar i zellit të fuqizuar nga Fryma është që t’i shërbejë Zotit. Sa e rëndësishme është që ta mbajmë parasysh këtë synim! Kur e bëjmë këtë, e kuptojmë se si edhe veprimtaria më e parëndësishme — përshëndetja e një klienti, pastrimi i rrëmujës në shtëpi, futja apo nxjerrja e enëve nga enëlarësja, mësimi i njëri-tjetrit, mbajtja e shënimeve, bërja e një injeksioni, biseda me fëmijët tanë, çdo gjë — mund të bëhet një akt frymëror adhu- rimi. Edhe pjesa më rutinë e ditës sonë mund të pasqyrojë entuziazmin tonë hyjnor.

Çfarë e sjell zellin tënd frymëror në pikën e vlimit në këto ditë? T’i shërbesh Krishtit në adhurim? Të flasësh për besimin tënd me një koleg apo një të panjohur? Të kujdesesh për prindërit e tu të moshuar? Të mbështesësh veprën e Krishtit përreth botës? Çfarëdo që të jetë, mos e pakëso zellin tënd. Mbaje ujin duke valuar ndërsa i shërben Zotit në çdo çast të çdo dite, si reagim ndaj hirit që Ai derdh pareshtur mbi ty. Shko tek Ai çdo mëngjes dhe kërkoji që Ai të të japë sigurinë se nuk do të lodhesh. Atëherë, në të gjitha gjërat, emri i Tij do të shpallet dhe Ai do të përlëvdohet.

Pyetje për të menduar

icon devo head

Në ç’mënyrë po më bën thirrje Perëndia për të menduar ndryshe?

icon devo heart

Si po i përshtat Perëndia ndjenjat e zemrës sime — gjërat që dua?

icon devo hand

Çfarë po më thërret Perëndia që të bëj ndërsa e jetoj ditën e sotme?

Lexim i mëtejshëm

GALATASVE 6:1-10