tetor 24

Tetor 2022


Jezusi lidhet me Perëndinë ashtu si lidhet shkëlqimi me lavdinë, ose ashtu si rrezet e diellit lidhen me diellin.

Mbaj mend që çdo krahasim mes Perëndisë dhe gjërave natyrore është i papërsosur, dhe do të shtrembërohet nëse e sforcon. Sidoqoftë, konsidero këtë për shembull:

  1. Nuk ka pasur kurrë një kohë kur dielli të ketë ekzistuar pa rrezet e shkëlqimit të tij. Ato nuk mund të ndahen. Shkëlqimi është i bashkëpërjetshëm me lavdinë. Krishti është i bashkëpërjetshëm me Perëndinë Atë.
  2. Shkëlqimi është rrezatimi i lavdisë. Në thelb ai nuk është i ndryshëm nga lavdia. Krishti është Perëndia që paraqitet si i dallueshëm, por në thelb nuk është i ndryshëm nga Ati.
  3. Prandaj, shkëlqimi është i lindur përjetësisht nga lavdia, nëse mund të themi kështu–ai nuk është krijuar ose bërë. Nëse nxjerr jashtë një makinë llogaritëse që punon me rrezet e diellit, numrat fillojnë të shfaqen në ekranin e saj. Mund të thuash që këto janë krijuar ose bërë nga dielli, por ato nuk janë ajo që dielli është. Por rrezet e diellit janë një zgjatim i diellit. Prandaj, Krishti është i lindur përjetësisht nga Ati, por nuk është bërë ose krijuar.
  4. Ne e shohim diellin duke parë rrezet e tij. Prandaj, ne shohim Perëndinë Atë duke parë Jezusin. Rrezet e diellit arrijnë në tokë pothuajse tetë minuta pasi largohen nga dielli, dhe topi i rrumbullakët dhe i zjarrtë që shohim në qiell është pamja–përfaqësimi i saktë–i diellit; jo sepse është një pikturë e diellit, por sepse është dielli që ndriçon me shkëlqimin e tij.

Po ju paraqes, pra, këtë Person madhështor që të mund të besoni në Të, ta doni Atë dhe ta adhuroni. Ai është i gjallë dhe i ulur në të djathtën e Perëndisë, ku i është dhënë gjithë pushteti dhe autoriteti, dhe një ditë do të kthehet me lavdi të madhe. Ai e ka atë vend aq të lartësuar, sepse ai vetë është Perëndia Bir: “shkëlqimi i lavdisë së tij dhe vula e qenies së tij.”


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia