23 mars

Mars 2022


Mahnitem nga fuqia që Bibla i atribuon njohjes.

Dëgjo sërish 2 e Pjetrit 1:3: Fuqia e tij hyjnore na dhuroi të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë, me anë të njohjes së atij që na thirri përmes lavdisë dhe virtytit.”

Fjalë për fjalë, e gjithë fuqia që Perëndia ka siguruar, për të jetuar dhe për të qenë të perëndishëm vjen përmes njohjes. E mahnitshme! Sa shumë rëndësi duhet t’i japim doktrinës dhe udhëzimit në Bibël! Jeta dhe perëndishmëria vihen në rrezik.

Nuk po themi se njohja garanton perëndishmërinë. Nuk e bën këtë. Megjithatë, duket se padituria garanton paperëndishmërinë, sepse Pjetri thotë se fuqia hyjnore që na çon në perëndishmëri, na është dhënë përmes njohjes së Perëndisë.

Ja tre rrjedhoja, një paralajmërim dhe një nxitje.

  1. Lexo! Lexo! Lexo! Gjithsesi, ki kujdes të mos e harxhosh kohën me gjëra të parëndësishme teologjike. Lexo libra me doktrinë të pasur rreth “atij që na thirri përmes lavdisë dhe virtytit.”
  2. Mendo! Mendo! Merre me ngadalë! Medito për atë që Bibla po thotë, kur e lexon atë. Bëj pyetje! Mbaj një ditar! Lëre veten të trazohesh përulësisht nga gjërat e vështira. Zbulimet më të thella vijnë nga përpjekja për të parë rrënjën bashkuese të dy degëve të pemës së të vërtetës, që në pamje të parë duken kundërshtuese.
  3. Diskuto! Diskuto! Bëhu pjesë e një grupi të vogël që e ruan me pasion të vërtetën. Mos ji pjesë e një grupi, të cilit i pëlqen të flasë dhe të vërë në dukje problemet, por syno një grup që beson se ka përgjigje biblike për problemet biblike dhe që beson se ato përgjigje gjenden.

Paralajmërim: “Populli im vdes për mungesë njohurish” (Osea 4:6).“Kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë” (Romakëve 10:2). Pra, ruhu nga pasojat vdekjeprurëse të paditurisë.

Nxitje: “E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë” (Osea 6:4).


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia