gusht 23

Gusht 2022


Pali thotë se Krishti po vjen pikërisht për këtë: që të marrë lavdinë dhe të admirohet. Kjo është arsyeja pse Ai po vjen!

Njerëzit e kanë të vështirë ta pranojnë mësimin që Perëndia e lartëson lavdinë e Tij dhe kërkon të lavdërohet nga njerëzit e Tij, sepse Bibla na mëson që ne vetë të mos e bëjmë këtë. Për shembull, Bibla thotë se dashuria “nuk kërkon të sajat” (1 e Korintasve 13:5).

Si mund të jetë Perëndia i dashur e megjithatë krejtësisht i përkushtuar ndaj “kërkimit të lavdisë, gëzimit dhe lavdërimit të tij”? Si mund të jetë Perëndia për ne nëse Ai qenka plotësisht për veten e Tij?

Përgjigjja që po sugjeroj, është kjo: Duke qenë se Perëndia është unik, si Qenia e gjithëlavdishme dhe plotësisht e vetëmjaftueshme, Ai duhet të jetë për veten e Tij nëse do të jetë për ne. Rregullat e përulësisë që vlejnë për një krijesë, nuk mund të zbatohen njësoj për Krijuesin e saj.

Nëse Perëndia do të largohej nga vetja si Burimi i gëzimit të pafund, Ai nuk do të ishte më Perëndi. Ai do të mohonte vlerën e pafundme të lavdisë së Tij. Kështu Perëndia do të jepte mesazhin që ka diçka më të vlefshme jashtë Tij. Në këtë mënyrë Perëndia do të kryente idhujtari.

Kjo nuk do të na sillte dobi. Ku mund të shkojmë nëse Perëndia ynë bëhet i padrejtë? Ku do të gjejmë një Shkëmb integriteti në gjithësi, kur zemra e Perëndisë të ketë hequr dorë nga vlerësimi suprem i asaj që ka një vlerë supreme? Ku mund të shkojmë me adhurimin tonë nëse vetë Perëndia do t’i braktiste pretendimet për vlerë dhe bukuri të pafundme?

Jo, ne nuk e kthejmë vetëlartësimin e Perëndisë në dashuri duke kërkuar që Perëndia të pushojë së qenët Perëndi.

Përkundrazi, ne duhet të dallojmë që Perëndia është dashuri pikërisht për shkak se Ai kërkon ethshëm lavdërimet e emrit të Tij në zemrat e popullit të Tij. Lavdërimi ynë për madhështinë e Tij është kulmi i gëzimit tonë dhe i madhështisë së Tij.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia