Shtator_22

Shtator 2022


Te Hebrenjve 10:32-35, të krishterët e kanë fituar të drejtën për të na mësuar në lidhje me dashurinë e kushtueshme.

Situata duket se është e tillë: Në ditët e hershme të konvertimit të tyre, disa nga ata u burgosën për besimin. Të krishterë të tjerë u ballafaquan me zgjedhje të vështira: A të takohemi në fshehtësi dhe të jemi “të sigurt”, apo t’i vizitojmë vëllezërit dhe motrat tona në burg dhe të rrezikojmë jetën dhe pasurinë tonë? Ata zgjodhën shtegun e dashurisë dhe e pranuan çmimin.

“Sepse patët dhembshuri për mua për prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim rrëmbimin e kamjes tuaj."

Por a ishin këta të krishterë humbës? Jo. Ata humbën pasurinë dhe fituan gëzimin! Ata e pranuan me gëzim humbjen.

Në njëfarë kuptimi, këta të krishterë e mohuan veten. Kjo ishte reale dhe e kushtueshme. Por në një kuptim tjetër, nuk e mohuan. Ata zgjodhën shtegun e gëzimit. Duket qartë se këta të krishterë u motivuan për shërbesën në burgje ashtu si edhe maqedonasit (2 e Korintasve 8:1-9) ishin motivuar për të plotësuar nevojat e të varfërve. Gëzimi i tyre në Perëndinë gufoi në dashuri për të tjerët.

Këta të krishterë e panë jetën e tyre dhe thanë: “Dashamirësia jote vlen më tepër se jeta” (shih Psalmin 63:3).

Ata i panë të gjitha zotërimet e tyre dhe thanë: “Ne kemi ‘një kamje më të mirë e të qëndrueshme në qiej’” (shih Hebrenjve 10:34).

Pastaj, këta të krishterë panë njëri-tjetrin dhe thanë—ndoshta kënduan—diçka të ngjashme me himnin e Martin Luterit:

Familjen dhe kamje le t’i humbas
Madje dhe këtë jetë të vdekshme
Edhe pse trupin mund ta vrasin
E vërteta e Perëndisë qëndron
Përjetë mbretëria e Tij vazhdon


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia