20 Qershor 2026

“…edhe ne të shumtët jemi një trup në Krishtin dhe çdonjëri gjymtyrë të njëri-tjetrit, por duke pasur dhunti të ndryshme, sipas hirit që na u dha: qoftë profeci, duke e ushtruar sipas përpjesëtimit të besimit…”
ROMAKËVE 12:5-6

Dhuntitë frymërore janë mjete, jo lodra. Ne nuk duhet të luajmë me to ose t’i përdorim për të tërhequr njerëzit te vetja jonë, por duhet të përdoren nga Perëndia, nëpërmjet nesh, për qëllimet e Tij dhe për lavdinë e Tij.
Cilatdo qofshin dhuntitë tona — qofshin aftësi për të folur apo për të shërbyer — ato jepen për mirëqenien e kishës. Perëndia i jep këto dhunti me qëllim që, ndërsa ne i përdo- rim ato sipas synimit të Tij, trupi i Krishtit në tërësi të mund të forcohet. Ato nuk jepen si mundësi për të çuar përpara çështjen e një individi ose për shfaqje madhështie, por me qëllim që uniteti, harmonia dhe përparimi i të gjithë popullit të Perëndisë të mund të forcohet. Kjo është arsyeja pse kemi dhunti të ndryshme: që të mësojmë t’i shërbejmë njëri-tjetrit dhe të mbështetemi te njëri-tjetri.

Megjithatë, dhuntitë e Perëndisë janë në gjendje për të nxitur harmoni dhe mirëqenie vetëm kur ushtrohen me një frymë përulësie të vërtetë. Trupi i çdo kishe lokale rritet vetëm “sipas veprueshmërisë në masën e çdonjërës pjesë” (Efesianëve 4:16). Përpara se t’i inkura- jonte lexuesit e tij që t’i përdornin dhuntitë e tyre, Pali e kishte paraprirë tashmë fjalimin e tij mbi dhuntitë frymërore duke përmendur përulësinë, duke i nxitur të gjithë “që të mos ketë mendim të lartë për veten përtej asaj çfarë duhet të mendojë, por të mendojë si të jetë i matur” (Romakëve 12:3). Pa përulësi, dhuntitë frymërore mund të çojnë në kaos. Ne nuk do t’u jepnim adoleshentëve mjete elektrike pa udhëzimet dhe mbikëqyrjen e duhur, as nuk do t’u jepnim atyre sharra me zinxhir, me të cilat të vraponin lart e poshtë, përveçse nëse do të donim kërdi absolute! Në mënyrë të ngjashme, dhuntitë frymërore duhet të përdoren për funksionin e tyre të duhur dhe ashtu siç duhet, që të mos kemi rrëmujë. Prandaj, Pali i thotë kishës së Korintit — një kishe plot me dhunti, por jo plot urtësi se si t’i përdorte ato — se megjithëse është mirë të dëshirosh dhunti frymërore dhe t’i kremtosh ato, “[udha] edhe më [e] shkëlqyer” për t’i përdorur ato është ta bësh këtë me durim, dashamirësi dhe përulësi — domethënë, me dashuri (I Korintasve 12:31 – 13:7).

Duhet të mbajmë mend se dhuntitë janë dhunti. Burimi i tyre është Perëndia; prandaj, mburrja sikur janë tonat është marrëzi dhe përdorimi i tyre për përfitimin tonë është i pa- falshëm. Megjithatë, nëse praktikojmë përulësi ndërsa i përdorim ato dhe mësojmë të jetoj- më në harmoni me njëri-tjetrin, atëherë do të shohim frytin e punës së Perëndisë brenda dhe nëpërmjet nesh. Ç’dhunti ju ka dhuruar Perëndia? Ngazëllohuni për këtë. Në ç’mënyra po ju thërret Ai që t’i përdorni ato dhunti për të mirën e kishës suaj dhe për lavdinë e Birit të Tij? Shkoni dhe veproni kështu.

Pyetje për të menduar

icon devo head

Në ç’mënyrë po më bën thirrje Perëndia për të menduar ndryshe?

icon devo heart

Si po i përshtat Perëndia ndjenjat e zemrës sime — gjërat që dua?

icon devo hand

Çfarë po më thërret Perëndia që të bëj ndërsa e jetoj ditën e sotme?

Lexim i mëtejshëm

EFESIANËVE 4:1-16