“Se sikundërse në një trup kemi shumë gjymtyrë, por nuk kanë të gjitha gjymtyrët të njëjtën veprimtari, kështu edhe ne të shumtët jemi një trup në Krishtin dhe çdonjëri gjymtyrë të njëri-tjetrit.”
ROMAKËVE 12:4-5
Herë pas here, dikush mund t’ju pyesë: “A jeni anëtarësuar këtu?”. Zakonisht, kjo py- etje bëhet në lidhje me ndonjë klub, palestër ose diçka të ngjashme. Ata po ju pyesin: “A ju identifikon ky vend si një nga anëtarët e vet? A ju njohin dhe ju pranojnë njerëzit këtu? A do t’i marrë malli për ju po të mungoni për ca kohë?”.
Pali shpesh përdor ilustrimin e trupit për të përshkruar kishën. Nuk na duhet shumë ima- gjinatë për ta kuptuar këtë. Ne të gjithë kemi një trup që përbëhet nga një sërë gjymtyrësh dhe çdo gjymtyrë ka një funksion unik. Jo të gjitha pjesët shihen, por të gjitha janë të rëndësishme. Nëse një pjesë nuk funksionon ose mungon, kjo i ndikon të gjitha pjesët e tjera. Efektshmëria e gjithë trupit të dikujt varet nga komandimi i tij prej kokës. Kjo vlen edhe për trupin e Krish- tit, për çdo kishë lokale: trupi frymëror funksionon siç duhet vetëm kur bashkëvepron nën kryesinë e Jezusit. Kur kjo ndodh, ne funksionojmë në…
- unitet, sepse nuk po jetojmë të izoluar nga njëri-tjetri.
- pluralitet, sepse përbëhemi nga copë dhe pjesë të ndryshme.
- larmi, sepse funksionet e trupit janë domosdoshmërisht të ndryshme.
- harmoni, të cilën e shijojmë atëherë kur gjërat funksionojnë në kohezion.
- identitet, duke treguar se, në fund të fundit, askush prej nesh nuk mund të jetë vetvetja kur është vetëm.
Me fjalë të tjera, kur si individ e kupton natyrën e trupit të Krishtit, e kupton më mirë se kush je dhe ku përshtatesh. Si anëtar i trupit të Krishtit, ti ke një vend të caktuar. Kur hiri i Perëndisë na ka transformuar, ne duhet të kuptojmë që për ne ka gjithmonë e më shumë rëndësi fakti që jemi thirrur për të qenë në marrëdhënie me njëri-tjetrin — në komunitet. Ne jemi të ndryshëm në dhuntitë që na janë dhënë; asnjëri prej nesh nuk e formon trupin individu alisht, por vetëm së bashku. Ne i përkasim njëri-tjetrit. Prandaj, ne mblidhemi si kishë për t’i dhënë njëri-tjetrit nga vetja dhe, në fund të fundit, Zotit tonë. Ne kontribuojmë në trup me praninë tonë, këngët tona, lutjet tona dhe përbashkësinë tonë. Siç shkroi Isaac Watts-i:
Gjuha ime zotimet përsërit,
“Paqe për këtë të shenjtë shtëpi!”
Sepse aty banojnë miqtë dhe të afërmit e mi.
Kisha nuk është një vend ku thjesht të paraqiteni dhe të merrni pjesë. Ajo është një trup. Ajo është farefisi juaj — familja juaj. Ju keni nevojë për kishën tuaj; dhe kisha juaj ka nevojë për ju. Sa më i përkushtuar të jeni ndaj kishës suaj, aq më të bekuar do të jeni prej saj; sepse pak gjëra në jetë janë më të mira se kur Perëndia i bashkon njerëzit e Tij, sepse nuk ka dyshim që ne i përkasim njëri-tjetrit.
