korrik 20

Korrik 2022


Hiri i ardhshëm është përgjërimi konstant i psalmistëve që luten. Ata luten për të herë pas here që të plotësojë nevojat e tyre. Psalmistët na japin një model të bukur për varësinë e përditshme në hirin e ardhshëm për çdo nevojë.

  • Ata luten për hir kur kanë nevojë për ndihmë: “Dëgjo, o Zot, dhe ki mëshirë për mua, o Zot, bëhu ti ndihma ime” (Psalmi 30:10).
  • Kur janë të dobët: “Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua; jepi forcën tënde shërbëtorit tënd” (Psalmi 86:16).
  • Kur kanë nevojë për shërim: “Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë” (Psalmi 6:2).
  • Kur lëndohen nga armiqtë: “Ki mëshirë për mua, o Zot, ti që më ke ngritur nga portat e vdekjes, shiko pikëllimin që më shkaktojnë ata që më urrejnë” (Psalmi 9:13).
  • Kur ata janë të vetmuar: “Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i mjerë” (Psalmi 25:16).
  • Kur janë duke vajtuar: “Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse jam në ankth; syri im, shpirti im dhe të përbrendeshmet e mia po treten nga dhembja” (Psalmi 31:9).
  • Kur kanë mëkatuar: “O Zot, ki mëshirë për mua, ma shëro shpirtin, sepse kam mëkatuar kundër teje” (Psalmi 41:4).
  • Kur dëshirojnë fort që emri i Perëndisë të lartësohet mes kombeve: “Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë... me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote” (Psalmi 67:1-2).

Nuk ka pikë dyshimi që lutja është lidhja e madhe e besimit mes shpirtit të shenjtorit dhe premtimit të hirit të ardhshëm. Nëse Perëndia kishte për qëllim që shërbesa të mbështetej nga lutja, atëherë shërbesa ishte ideuar që të mbështetej nga besimi në hirin e ardhshëm.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia