19 shkurt

Shkurt 2022


Sonte do të jetë 4.5 gradë më ngrohtë në frigoriferin tonë se sa jashtë këtu në Minesota. Temperatura më e lartë nesër do të jetë minus njëzetë gradë celsius. Këtë e marrim nga dora e Zotit.

Dërgon mbi tokë urdhrin e tij,
fjala e tij merr dheun.
Dërgon borën si lesh
dhe përhap brymën si hi.
Hedh breshërin e tij me copa;
kush mund t’i bëjë ballë të ftohtit të tij?
Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato;
Bën që të fryjë era e tij dhe ujërat rrjedhin.
(Psalmi 147:15-18)

Ky është ai lloj i ftohti me të cilin nuk mund të luash. Ai të vret!

Kur erdha në Minesota nga Karolina e Jugut, u vesha si për dimër, por nuk bëra përgatitje që do të më shpëtonin jetën, në rast se makina pësonte defekt.

Një të diele, kur po kthehesha nga kisha, në këtë lloj të ftohti, makina pësoi defekt. Ishte koha kur nuk kishte telefona celularë. Në makinë kisha bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël.

Në rrugë nuk kishte asnjeri. Papritur kuptova, kjo është e rrezikshme (Në rrugë nuk kishte asnjeri dhe papritur kuptova se kjo është gjë e rrezikshme).

Shumë shpejt, situata u bë shumë e rrezikshme. Askush nuk erdhi.

Dallova në distancë një shtëpi përtej një gardhi. Unë jam babai dhe kjo është puna ime. E kalova gardhin, vrapova drejt shtëpisë dhe trokita në derë. Ata ishin në shtëpi. U shpjegova që kisha bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël në makinë, dhe i pyeta nëse mund ta na pranonin në shtëpinë e tyre. Ata pranuan.

Ky është ai lloj i ftohti me të cilin nuk luan dot.

Kjo është një mënyrë tjetër se si Perëndia na thotë: “Qoftë në të nxehtë apo në të ftohtë, në mprehtësi apo topitje, në zhurmë apo në qetësi, në dritë apo në errësirë...mos luaj me Mua. Unë jam Perëndi. Unë i krijova të gjitha këto gjëra. Ato flasin për Mua, ashtu siç bëjnë edhe flladet e ngrohta të verës, shirat e shtruar, netët me hënë, valëzimet buzë liqenit, zambakët e fushës dhe zogjtë e qiellit.”

Në acar ka një fjalë për ne. Zoti na dhëntë lëkurë për të ndjerë dhe vesh për të dëgjuar.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia