Shtator_18

Shtator 2022


Çfarë është liria e vërtetë? A je ti i lirë?

Ja katër gjëra, të cilat duhet të jenë të vërteta që ne të jemi plotësisht të lirë.

  1. Nëse të mungon dëshira për të bërë diçka, ti nuk je plotësisht i lirë për ta bërë atë. Sigurisht që mund të ushtrosh fuqinë e vullnetit për të bërë atë që nuk do, por kjo nuk quhet liri e plotë. Kjo nuk është mënyra se si duam të jetojmë. Ka një kufizim dhe trysni të vazhdueshme mbi ne, të cilat nuk i duam.
  2. Nëse e ke dëshirën për ta bërë diçka, por s’ke aftësinë për ta bërë, atëherë nuk je i lirë për ta bërë atë.
  3. Nëse e ke dëshirën dhe aftësinë për ta bërë diçka, por të mungon mundësia, atëherë nuk je i lirë për ta bërë atë gjë.
  4. Nëse ke dëshirën për ta bërë diçka, e ke aftësinë dhe mundësinë për ta bërë, por ajo gjë të shkatërron në fund, atëherë nuk je plotësisht i lirë–nuk je me të vërtetë i lirë–kur e bën atë gjë.

Për të qenë plotësisht të lirë, ne duhet të kemi dëshirën, aftësinë dhe mundësinë për të bërë atë që do të na bëjë të lumtur përgjithmonë. Pa keqardhje. Dhe vetëm Jezusi, Biri i Perëndisë, i cili vdiq dhe u ringjall për ne, mund ta bëjë këtë gjë të mundur.

Nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë (Gjoni 8:36).


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>