18 shkurt

Shkurt 2022


Çfarë ndodhi me ata njerëzit e uritur, të cilët u betuan se nuk do të hanin derisa ta kishin vrarë Palin?

Për këtë ngjarje lexojmë te Veprat 23:12: Dhe si u bë ditë, disa nga judenjtë  kurdisën një komplot duke u lidhur me betim, duke thënë, që të mos hanë dhe të mos pinë derisa të kenë vrarë Palin.” Nuk funksionoi! Pse? Sepse ndodhi një varg ngjarjesh të pazakonta.

  • Një djalë dëgjoi për komplotin e tyre.
  • Ky djalë ishte i biri i motrës së Palit.
  • Ky djalë kishte guximin për të shkuar te kryeqindësi romak që ruante Palin.
  • Kryeqindësi e morri mjaft seriozisht dhe e çoi para kryemijësit.
  • Kryemijësi e besoi dhe përgatiti “dyqind ushtarë, shtatëdhjetë kalorës dhe dyqind shtizëmbajtës” për ta çuar Palin në një vend të sigurt.

Secila prej këtyre ngjarjeve ishte tepër e pazakontë. E çuditshme, por kjo ishte ajo që ndodhi.

Çfarë iu kishte shpëtuar atyre burrave të uritur që po prisnin në pritë? Ata nuk e kishin llogaritur atë që i ndodhi Palit pak para se ata ta thurnin komplotin. Zoti iu shfaq Palit në burg dhe i tha: “Kurajë, Pal, sepse sikurse ke dhënë dëshmi për mua në Jerusalem, ashtu duhet të dëshmosh edhe në Romë” (Veprat 23:11).

Krishti tha se Pali do të shkonte në Romë dhe kjo ishte vendosur. Asnjë pritë nuk mund të qëndrojë kundër premtimit të Krishtit. Derisa Pali arriti në Romë, ishte i pavdekshëm. Ai duhej të jepte edhe një dëshmi të fundit dhe Krishti do të kujdesej që Pali ta jepte atë dëshmi.

Edhe ti ke një dëshmi të fundit për të dhënë. Ti gjithashtu je i pavdekshëm derisa ta japësh atë dëshmi.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia