16 shkurt

Shkurt 2022


Për shumë prej jush tani—dhe për të tjerët që do t’iu vijë koha—bindja duket si fundi i një ëndrre. Ju ndiheni që nëse bëni atë që ju bën thirrje fjala apo Fryma e Perëndisë, do t’ju bëjë të mjerueshëm dhe se nuk do të ketë asnjë mënyrë që Perëndia ta kthejë të gjithën për mirë.

Ndoshta urdhri apo thirrja e Perëndisë që po dëgjon tani është të vazhdosh të jesh i martuar apo beqar, të rrish në atë punë apo ta lësh atë, të pagëzohesh, të flasësh në punë për Krishtin, të refuzosh të bësh kompromis me standardet e tua të ndershmërisë, ta ballafaqosh një person që po jeton në mëkat, t’i futesh një zanati të ri apo të bëhesh misionar. Ndërsa e sheh këtë gjë në mendjen tënde të kufizuar, perspektiva për ta bërë është tmerrshme—është si humbja e Isakut, birit të vetëm që mund të ishte trashëgimtar.

E ke konsideruar çdo këndvështrim njerëzor dhe të duket e pamundur që të dalë për mirë.

Tani, ti e di sesi ndihej Abrahami. Kjo histori gjendet në Bibël për ty.

A e dëshiron Perëndinë, mënyrën dhe premtimet e Tij, më tepër se çdo gjë? A beson se Ai mundet, dhe do ta nderojë besimin dhe bindjen tënde duke mos pasur turp që të quhet Perëndia yt? Dhe se do ta përdorë gjithë urtësinë, fuqinë dhe dashurinë e Tij për ta kthyer shtegun e bindjes, në shtegun e jetës dhe gëzimit?

Kjo është kriza me të cilën përballesh tani: A e dëshiron Atë? A do t’i besosh Atij? Fjala e Perëndisë për ty është: Perëndia është i denjë dhe Perëndia është i aftë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia