nentor 16

Nëntor 2022


Për çdo mëkat që tundohesh të bësh dhe për çdo formë mosbesimi që të kap në befasi dhe të shkakton ankth,  ka një premtim të përshtatshë. Për shembull:

Kur jam i shqetësuar se jam i sëmurë, e luftoj mosbesimin me premtimin: “Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por ZOTI e çliron nga të gjitha” (Psalmi 34:19). Kështu, duke u dridhur, e përqafoj premtimin që thotë: “Shtrëngimi prodhon durimin, durimi përvojën dhe përvoja shpresën. Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë” (Romakëve 5:3-5).

Kur jam i shqetësuar nga plakja, e luftoj mosbesimin me premtimin që thotë: “Deri në pleqërinë tuaj unë do të mbetem po ai, unë do t’ju mbaj derisa të thinjeni” (Isaia 46:4).

Kur jam në ankth[1] nga vdekja, e luftoj mosbesimin me premtimin që thotë: “Sepse asnjë nga ne nuk jeton për veten e tij dhe askush nuk vdes për veten e tij, sepse edhe nëse jetojmë, jetojmë për Zotin; edhe nëse vdesim, vdesim për Zotin; pra, edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. Sepse për këtë edhe vdiq Krishti dhe u ngjall e u kthye në jetë: që të zotërojë edhe mbi të vdekurit, edhe mbi të gjallët” (Romakëve 14:7-9).

Kur jam në ankth[2] se mund të përjetoj lundërthyerje në besim dhe të largohem nga Perëndia, e luftoj mosbesimin me premtimet që thonë: “Ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jezu Krishtit” (Filipianëve 1:6); dhe “Prandaj edhe mund të shpëtojë plotësisht ata, që me anë të tij i afrohen Perëndisë, sepse gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ta” (Hebrenjve 7:25).

Prandaj, le të luftojmë, jo me njerëzit e tjerë, por me mosbesimin tonë[3] . Mosbesimi i premtimeve të Perëndisë është rrënja e ankthit, e cila vetë është rrënja e shumë mëkateve të tjera.

Pra, le t’i ngulim sytë në premtimet e mëdha dhe shumë të çmuara të Perëndisë. Merr Biblën, kërkoji ndihmë Frymës së Shenjtë, ruaji premtimet në zemrën tënde dhe lufto luftën e drejtë të besimit–për të jetuar me besim në hirin e ardhshëm.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia