Shtator_15

Shtator 2022


“Askush nuk do ta heqë gëzimin tuaj”, sepse gëzimi vjen nga të qenët me Jezusin dhe ringjallja e Jezusit do të thotë që nuk do të vdesësh kurrë; nuk do të shkëputesh kurrë prej Tij.

Prandaj, dy gjëra duhet të jenë të vërteta nëse gëzimi yt nuk do të të hiqet kurrë. Njëra është që burimi i gëzimit tënd zgjat përgjithmonë dhe tjetra është që ti zgjat përgjithmonë. Nëse ti ose burimi i gëzimit tënd jeni të vdekshëm, atëherë gëzimi yt do të të hiqet.

Oh, sa shumë njerëz janë kënaqur vetëm me kaq! Ha, pi dhe gëzohu, thonë ata, sepse nesër do të vdesim dhe kaq është jeta (Luka 12:19). Ushqimi nuk zgjat përjetë, edhe unë nuk do të zgjas përjetë. Prandaj, le ta shfrytëzojmë sa më shumë të mundemi. Çfarë tragjedie!

Nëse tundohesh që të mendosh kështu, të lutem konsideroje me seriozitetin më të madh që, nëse gëzimi yt vjen nga të qenët me Jezusin: “Askush nuk do ta heqë gëzimin”–as në këtë jetë dhe as në jetën që po vjen.

As jeta dhe as vdekja, as engjëjt dhe as pushtetet, as gjërat e tashme dhe as gjërat e ardhshme, as pushtetet, as lartësitë dhe as thellësitë, as ndonjë krijesë tjetër nuk do të jetë në gjendje të na e heqë gëzimin tonë në Jezu Krishtin, Zotin tonë (Romakëve 8:38-39).

Gëzimi i të qenët me Jezusin është një vazhdimësi e pandërprerë nga tani në përjetësi. Ky gëzim nuk do të ndërpritet–as nga vdekja e Tij dhe as nga vdekja jonë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia
>