13 shkurt

Shkurt 2022


Nuk do të ketë ndotje, as zhargavina, as plehra, as bojëra të dala dhe as garazhe të rrënuar, as bar të tharë ose shishe të thyera, as të folur të ashpër në rrugë, as konfrontime ballë për ballë, as dhunë apo grindje në familje, as rreziqe gjatë natës, as zjarrvënie, as vjedhje, as vrasje, as vandalizëm, dhe as ndonjë gjë të shëmtuar.

Qyteti i Perëndisë do të jetë i përsosur, për shkak se Perëndia do të jetë atje. Ai do të ecë në të, do të flasë në të dhe do ta manifestojë veten e Tij në çdo pjesë të tij. Gjithçka që është e mirë, e bukur, e shenjtë, me paqe, e vërtetë dhe e lumtur do të jetë atje, sepse Perëndia do të jetë atje.

Drejtësia e përsosur do të jetë atje, si dhe dëmshpërblimi njëmijëfish për çdo dhimbje që kemi hequr në këtë botë teksa i jemi bindur Krishtit. Ajo nuk do të dobësohet kurrë. Në fakt, ajo do të shkëlqejë gjithnjë e më shumë teksa përjetësia do të rrjedhë në epokat e pafundme të gëzimit në rritje.

Kur ju e dëshironi këtë qytet më shumë se çdo gjë tjetër mbi tokë, atëherë e nderoni Perëndinë, i cili sipas Hebrenjve 11:10, është mjeshtri dhe ndërtuesi i qytetit. Dhe kur Perëndia nderohet, Ai është i kënaqur dhe nuk i vjen turp të quhet Perëndia juaj.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia