gusht 13

Gusht 2022


Kur Pali thotë se Perëndia i përmbush vendosmëritë tona të mira me fuqinë e tij përmes besimit (ai i quan veprimet tona “vepra të besimit”), ai po thotë se mposhtim mëkatin dhe bëjmë atë që është e drejtë përmes besimit, pra, duke qenë të kënaqur me gjithë sa Perëndia premton të jetë për ne në Krishtin gjatë pesë minutave në vazhdim, pesë muajve në vazhdim, pesë dekadave e deri në përjetësi.

Ja tre shembuj se si mund të duket kjo në jetën tënde:

  1. Nëse në zemrën tënde vendos që të japësh me bujari dhe sakrificë, fuqia e Perëndisë për ta përmbushur këtë vendosmëri do të vijë tek ti, ndërsa i beson hirit të Tij të ardhshëm në premtimin: “Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Krishtin Jezus” (Filipianëve 4:19). Beso gjithashtu premtimin: “Ai që mbjell me kursim, do të korrë po me kursim; dhe ai që mbjell me bujari edhe do të korrë me bujari” (2 e Korintasve 9:6). Edhe premtimin: “Perëndia mund të bëjë që gjithë hiri të teprojë ndaj jush, që të keni gjithnjë mjaft në çdo gjë dhe t’ju teprojë për çfarëdo vepër të mirë” (2 e Korintasve 9:8).
  2. Nëse në zemrën tënde vendos që të heqësh dorë nga pornografia, fuqia e Perëndisë për ta përmbushur këtë vendosmëri do të vijë tek ti, ndërsa i beson hirit të Tij të ardhshëm në premtimin: “Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë” (Mateu 5:8). “Është më mirë për ty që të humbasësh një nga gjymtyrët e tua, sesa të hidhet në ferr gjithë trupi yt” (Mateu 5:29). Shumë më mirë. Mrekullisht më e mirë! Jashtëzakonisht më e mirë dhe më e kënaqshme.
  3. Dhe nëse vendos në zemër që të flasësh për Krishtin kur të të vijë mundësia, fuqia e Perëndisë për ta përmbushur këtë vendosmëri do të vijë tek ti, ndërsa i beson hirit të Tij të ardhshëm në premtimin: “Mos u shqetësoni si ose çfarë të flisni; sepse në atë orë do t’ju jepet çfarë duhet të thoni” (Mateu 10:19).

Perëndia na e shtoftë besimin tonë të përditshëm në premtimet e çmuara të Perëndisë–në premtimet e hirit të Tij të ardhshëm, të pashtershëm e të blerë me gjakun e Krishtit, dhe që e lartëson Krishtin.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia