12 shkurt

Shkurt 2022


Abraham Lincoln, i cili lindi në 12 Shkurt të vitit 1809, deri në të dyzetat e tij qëndroi skeptik dhe me raste edhe cinik rreth fesë. Është një gjë vërtet goditëse se si vuajtja personale dhe kombëtare e udhëhoqi Lincoln-in realitetin e Perëndisë, në vend që ta shtynte atë larg këtij realiteti.

Në vitin 1862, kur Linkoln-i ishte 53 vjeç, vdes djali i tij 11 vjeçar, Willie. Bashkëshortja e Lincoln-it “u përpoq ta trajtonte vajtimin e saj duke kërkuar mediume të Epokës së Re”. Ndërsa Lincoln-i shkoi te Phineas Gurley, pastori i Kishës Presbiteriane të Bulevardit Nju Jork në Uashington.

Disa biseda të gjata çuan në atë që Gurley e përshkroi si “një kthim te Krishti”. Linkoln-i tregon që “shumë herë jam detyruar të bie në gjunjë, për shkak të bindjes së fortë që nuk kam ku të shkoj tjetër.”

Po ashtu edhe tmerret e të vdekurve apo ushtarëve të plagosur e mundonin çdo ditë. Në Uashington kishte pesëdhjetë spitale për të plagosurit. Në dhomën rrethore të Kapitalit ishin dymijë shtretër për ushtarët e plagosur.

Normalisht, në këto spitale të përkohshme, vdisnin çdo ditë pesëdhjetë ushtarë. E gjithë kjo e shtyu Lincoln-in edhe më thellë në provaninë e Perëndisë. “Nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të besojmë se Ai që e bëri botën ende e qeveris atë.”

Deklarata e tij më e famshme rreth provanisë së Perëndisë në lidhje me Luftën Civile ishte fjalimi i tij i dytë i inaugurimit si president, i cili u dha një muaj para se ta vrisnin. Është e jashtëzakonshme, sepse nuk e bën Perëndinë mbështetës të kauzës së Unionit apo Konfederatës. Perëndia ka qëllimin e Tij dhe nuk e justifikon mëkatin te asnjëra nga palët.

Shpresojmë fort–lutemi me zell–që kjo murtajë e madhe e luftës të kalojë sa më shpejt. Megjithatë, nëse Perëndia vendos që të vazhdojë, gjersa të humbasë e gjithë pasuria e grumbulluar nga skllevërit për dyqind e pesëdhjetë vjet mundime të pashpërblyera, dhe gjersa çdo pikë gjaku e derdhur nga kamxhiku të paguhet me një pikë gjaku të derdhur nga shpata, sikurse u tha tre mijë vjet më parë, po kështu duhet të themi sërish “gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta”.

Lutem për të gjithë ju që po vuani humbje, lëndim dhe një pikëllim të madh, që ashtu si ndodhi me Lincoln-in, kjo gjë të zgjojë brenda jush, jo një fatalizëm të zbrazët, por një varësi të thellë në urtësinë dhe dashurinë e pafundme të provanisë së pahulumtueshme të Perëndisë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia