11 shkurt

Shkurt 2022


Unë do të kisha pritur që Pali t’u ndryshonte vendet fjalëve “Zot”, që do të thotë Zotëri, dhe “Krisht”, që do të thotë Mesia.

Ai e lidh lirimin tonë me faktin që Jezusi është Zotëria ynë (“i liruar i Zotit”). Ai e lidh skllavërinë tonë të re me Jezusin si Mesia ynë (“skllav i Krishtit”). Kjo më duket e çuditshme, sepse Mesia erdhi ta çlironte popullin e Tij nga zotëruesit e tyre; dhe zotërinjtë marrin kontrollin e jetës së skllevërve të tyre.

Pse e thotë Pali kështu? Pse e lidh skllavërinë (dhe jo lirimin) me Mesian, dhe lirimin (jo skllavërinë) me Zotin?

Sugjerim: Ky shkëmbim ka dy efekte në lirinë tonë të re dhe dy efekte në skllavërinë tonë të re.

Nga njëra anë, duke na quajtur “të liruarit e Zotit,” Ai e siguron dhe e kufizon lirinë tonë të re:

Ai është Zot mbi të gjithë zotërit; lirimi ynë nuk mund të vihet në dyshim—Ai është absolutisht i sigurt.

Megjithatë, duke qenë të lirë nga çdo zot tjetër, ne nuk jemi të lirë prej Tij. Liria jonë është kufizuar në mënyrë të mëshirshme. Jezusi është Mesia ynë.

Nga ana tjetër, kur na quan “skllevër të Krishtit”, Ai e liron dhe e ëmbëlson skllavërinë tonë:

Mesia i zotëron të vetët që t’i sjellë ata nga kufizimet e robërisë në viset e hapura të paqes. “Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja mbi fronin e Davidit” (Isaia 9:6).

Ai i bën ata të vetët, për t’u dhënë atyre gëzimin më të ëmbël. “Do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi” (Psalmi 81:16). Ai Shkëmb është Krishti, Mesia.

Prandaj, i krishterë, gëzohu në këtë: “Sepse ai që është i thirrur në Zotin duke qenë skllav, është i liruari i Zotit”—Zotërisë. “Po ashtu, ai që është thirrur, duke qenë i liruar, është skllav i Krishtit—Mesias që liron dhe ëmbëlson.”


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia