prill 11

Prill 2022


Nuk kam dëgjuar kurrë dikë që të thotë: “Mësimet më të thella të jetës time kanë ardhur gjatë kohëve të qeta dhe të rehatshme.” Por kam dëgjuar shenjtorë të fortë të thonë: “Çdo përparim i konsiderushëm që kam përjetuar ndonjëherë në të kuptuarit e thellësive të dashurisë së Perëndisë dhe kur jam rritur me të, ka ardhur përmes vuajtjes.” Megjithatë kam dëgjuar shenjtorë të fortë të thonë: “Çdo përparim domethënës që kam bërë ndonjëherë për të kapur thellësitë e dashurisë së Perëndisë dhe për t’u rritur thellë me të, ka ardhur nëpërmjet vuajtjes.”

Kjo është një e vërtetë biblike që të sjell në vete (kthjellon). Për shembull: “Për shkak të të cilit [Krishtit] i humba të gjitha këto dhe i konsideroj se janë pleh, që unë të fitoj Krishtin” (Filipianëve 3:8). E thënë me fjalët e mia: Pa mundim, s’ka fitim! Ose:

Do të sakrifikoj gjithçka, nëse kjo do të më sjellë më tepër nga Krishti.

Ja një shembul tjetër: “Edhe pse ishte Bir, mësoi në ato që vuajti, bindjen” (Hebrenjve 5:8). I njëjti libër thotë se Ai nuk mëkatoi kurrë (Hebrenjve 4:15).

Prandaj, të mësuarit e bindjes nuk do të thotë që të kalosh nga mosbindja në bindje. Të mësuarit e bindjes do të thotë të shkosh gjithnjë e më thellë me Perëndinë në përjetimin e bindjes. Do të thotë të përjetosh thellësitë e dorëzimit te Perëndia, të cilat ndryshe nuk do të ishin të arritshme. Kjo ishte ajo që erdhi përmes vuajtjes. Pa mundim, s’ka fitim!

Samuel Rutherford tha se kur u hodh në qilarët e mundimit, i kujtoi vetes se Mbreti i madh e mban gjithmonë atje verën e tij më të mirë (kujtoi se Mbreti i madh e mbante gjithmonë atje verën e tij më të mirë). Charles Spurgeon tha: “Ata që zhyten në detin e mundimit, nxjerrin lart perla të çmuara.”

A nuk e do më tepër njeriun e zemrës kur ndien një dhimbje të çuditshme, e cila të bën të mendosh se ke kancer (sëmundjen e shekullit)? Ne jemi me të vërtetë krijesa të çuditshme. Nëse kemi shëndet, paqe dhe kohë për të dashur, jeta mund të kthehet në një gjë të cekët dhe plot nxitim. Por nëse jemi duke vdekur, dashuria bëhet një lumë i thellë dhe i ngadaltë gëzimi të patregueshëm dhe nuk e durojmë dot faktin që duhet ta dorëzojmë jetën tonë.

Prandaj vëllezër dhe motra, “Ta quani gëzim të madh... kur bini në tundime të ndryshme” (Jakobi 1:2).


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia