11 mars

Mars 2022                                                                      


Fjala “sovranitet” nuk shfaqet në Bibël (ashtu sikurse dhe fjala “Trinitet”). Ne e përdorim këtë fjalë për t’iu referuar kësaj të vërtete: Perëndia është në kontroll të plotë të botës, nga intrigat më të mëdha ndërkombëtare e deri te zogu më i vogël, që bie në pyll.

Ja si e thotë Bibla: “Unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër... Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen’” (Isaia 46:9-10). “Ai vepron si të dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut. Askush nuk mund t’ia ndalë dorën ose t’i thotë: ‘Çfarë po bën?’” (Danieli 4:35). “Kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën, kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje” (Jobi 23:13-14). “Por Perëndia ynë është në qiejt dhe bën tërë atë që i pëlqen” (Psalmi 115:3).

Një nga arsyet pse kjo doktrinë është kaq e çmuar për besimtarët, është fakti që ne e dimë se dëshira e madhe e Perëndisë është të tregojë mëshirë dhe mirësi ndaj atyre që i besojnë atij (Efesianëve 2:7; Psalmi 37:3-7; Fjalët e Urta 29:25). Sovraniteti i Perëndisë do të thotë se ky plan që Ai ka për ne, s’mund të pengohet, as të dështojë.

Asgjë, absolutisht asgjë, nuk u ndodh atyre që “e duan Perëndinë” dhe “që janë thirrur sipas qëllimit të tij”, përveç asaj që shërben për të mirën tonë më të thellë, më të lartë dhe më të gjatë (Romakëve 8:28; Psalmi 84:11).

Prandaj më pëlqen të them se mëshira dhe sovraniteti i Perëndisë janë shtyllat binjake të jetës sime. Ato janë shpresa e së ardhmes time, janë energjia e shërbimit tim, janë qendra e teologjisë time, janë lidhja e martesës time, janë ilaçi më i mirë për të gjitha sëmundjet e mia, janë kura për të gjitha dekurajimet e mia.

Kur momenti i vdekjes të vijë (qoftë herët apo vonë), këto dy të vërteta do të më rrinë pranë shtratit dhe me krahët e tyre pafundësisht të dashur e të fuqishëm do të më ngrenë drejt Perëndisë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia