Janar 2022
Interesimi ynë për të vërtetën është një shprehje e pashmangshme e interesimit tonë për Perëndinë. Nëse Perëndia ekziston, atëherë Ai është standardi për të gjitha gjërat dhe mendimi i Tij për të gjitha gjërat është standardi i asaj që duhet të mendojmë.
Të mos interesohesh për të vërtetën, do të thotë të mos interesohesh për Perëndinë. Ta duash Perëndinë me pasion, do të thotë ta duash të vërtetën me pasion. Të jesh i përqendruar në Perëndinë në jetën tënde, do të thotë të jesh i motivuar nga e vërteta në shërbesë. Ajo që nuk është e vërtetë, nuk është nga Perëndia.
Mendo për këto katër grupe tekstesh në lidhje me Perëndinë dhe me të vërtetën:
1) Perëndia është e vërteta
Romakëve 3:3-4 (Perëndia Atë): “Ç’të thuash atëherë? Në qoftë se disa nuk besuan, mosbesimi i tyre do të hedhë poshtë, vallë, besnikërinë e Perëndisë? Kurrë mos qoftë; përkundrazi, qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar.”
Gjoni 14:6 (Perëndia Bir): Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.”
Gjoni 15:26 (Perëndia Frymë): “Por kur të vijë Ngushëlluesi, që unë do të dërgoj prej Atit, Fryma e së Vërtetës, që del nga Ati, ai do të dëshmojë për mua.”
2) Të mos e duash të vërtetën, do të thotë humbje e përjetshme
2 e Thesalonikasve 2:10: Të ligjtë do humbasin “sepse nuk pranuan dashurinë për të vërtetën që të shpëtoheshin.”
3) Jeta e krishterë bazohet mbi njohjen e së vërtetës
1 e Korintasve 6:15–16: “A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t’i bëj gjymtyrë të një kurve? Kurrë mos qoftë! A nuk e dini se ai që i ngjitet kurvës është një trup me të?”
4) Trupi i Krishtit ndërtohet me të vërtetë dhe dashuri
Kolosianëve 1:28: “Që ne e kumtuam, duke e paralajmëruar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Krishtin Jezus.”
Perëndia na pasionoftë për Të dhe për të vërtetën!
John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.
Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.
©️ dritez.al 2022