10 shkurt

Shkurt 2022

 


Besimi e sheh të ardhmen e premtuar që ia ofron Perëndia dhe “e dëshiron” atë. “Por tani dëshirojnë një më të mirë, domethënë qiellor.” Qëndroni pak me këtë ide.

Ka shumë njerëz që e hollojnë besimin shpëtues duke e kthyer atë thjesht në një vendim pa qenë nevoja që personi të ndryshojë atë që dëshiron dhe kërkon. Por synimi i këtij teksti në kapitullin madhështor të besimit në Bibël—Hebrenjve 11—është që të jetuarit dhe të vdekurit me anë të besimit, do të thotë të kesh dëshira të reja dhe të kërkosh kënaqësi të reja.

Vargu 14 thotë se shenjtorët e lashtë (të cilët lavdërohen për besimin e tyre te Hebrenjve 11) po kërkonin një vend tjetër nga ai që u ofronte kjo botë. Në vargun 16 thuhet që ata dëshironin diçka më të mirë se ajo që mund t’u ofronte një ekzistencë e tanishme tokësore. “Por tani dëshirojnë një më të mirë, domethënë qiellor.”

Ata ishin mbërthyer aq fort nga Perëndia, saqë nuk kënaqeshin nga asnjë gjë më pak se sa duke qenë me Perëndinë.

Prandaj, ky është besimi i vërtetë shpëtues: t’i shohësh premtimet e Perëndisë nga larg dhe të përjetosh një ndryshim vlerash, saqë të dëshirosh, të kërkosh dhe t’i besosh premtimet e Perëndisë mbi gjithçka që bota ka për të të ofruar.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia