gusht 10

Gusht 2022


Tri herë thuhet: “Ki mëshirë”, “sipas mirësisë sate” dhe “për dhembshurinë e madhe që ke”.

Këtë premtoi Perëndia tek Eksodi 34:6-7:

“ZOTI, ZOTI Perëndi, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal paudhësinë, shkeljet dhe mëkatin, por nuk e lë të pandëshkuar fajtorin.”

Davidi e dinte që kishte njerëz fajtorë, të cilët nuk do të faleshin. Gjithashtu kishte fajtorë, të cilët përmes një vepre të mistershme shpengimi, nuk do të numëroheshin si fajtorë, por do të faleshin. Psalmi 51 është mënyra se si ai kapet pas atij misteri të mëshirës.

“Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembshurinë e madhe që ke, fshiji të ligat që kam bërë.” Ne dimë më tepër për këtë mister nga sa dinte Davidi, sepse ne njohim Krishtin. Por ne kapemi pas mëshirës, në të njëjtën mënyrë si ai.

Hapi vendimtar i Davidit ishte kthimi dhe dorëzimi te mëshira dhe dashuria e Perëndisë. Sot, kjo do të thotë që të kthehemi të pafuqishëm te Krishti, gjaku i të cilit siguron gjithë mëshirën, për të cilën kemi nevojë.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia