1 shkurt

Shkurt 2022


Kush do të përfitojë nga premtimet që Perëndia i bëri Davidit?

Ja se çfarë thotë sërish Psalmi 132:17-18: “Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t’i jap një llambë të vajosurit tim. Do t’i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij.”

Tani lidhe këtë me Isaia 55:1, 3: “O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat, dhe ju që nuk keni para ejani, blini dhe hani!...dhe unë do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme, sipas hirit të qëndrueshëm që i premtova Davidit.”

Tani që jetojmë në një kohë pas kryqit, mënyra se si unë do ta parafrazoja atë premtim është kjo: Kushdo që vjen te Perëndia përmes Jezu Krishtit, Birit të Tij, duke pasur etje për atë që Perëndia është për ne në Krishtin, në vend që të mbështetet te fakti se kush është dhe çfarë bën vetë si person, me atë Perëndia do të bëjë një besëlidhje.

E mbani mend se si Bibla përmbyllet te Zbulesa 22:17? “Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.” Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për judenjtë e kohës së Isaias. Këtu përfshihet kushdo që vjen te Krishti për ta shuar etjen e shpirtit të tij. “Dhe unë do të bëj me ju [të] një besëlidhje të përjetshme!”

Çfarë besëlidhjeje? Një besëlidhje të përcaktuar dhe të sigurt “sipas hirit të qëndrueshëm që i premtova Davidit.” Këtë unë e kuptoj që edhe unë jam përfshirë në besëlidhjen e Perëndisë me Davidin. Atë qe merr Davidi, do ta marr edhe unë në Krishtin Jezus.

Dhe çfarë përfshihet në këtë besëlidhje?

Një bri do të dalë për mua. Kjo do të thotë se një fuqi e madhe do të luftojë për mua dhe do të më mbrojë. Për mua do të ketë një llambë të përgatitur nga Perëndia. Do të thotë se do të jem i rrethuar nga dritat dhe errësira nuk do të më mposhtë. Për mua do të ketë një kurorë. Domethënë, unë do të mbretëroj me Birin e Davidit dhe do të ulem me Të mbi fronin e Tij. “Atij që fiton do t’i jap të ulet me mua në fronin tim” (Zbulesa 3:21).

Sa e mahnitshme është që ne do të përfitojmë nga premtimet që iu bënë Davidit! Qëllimi i tij është që ne të mahnitemi. Qëllimi i Tij është që ne të largohemi të mahnitur nga koha jonë me Zotin. Të mahnitur nga fuqia, autoriteti dhe siguria me të cilat Ai na do.


John Piper është themeluesi dhe mësuesi i desiringGod.org si dhe president i kolegjit dhe seminarit Bethlehem. Ai ka shërbyer për 33 vjet si pastor i kishës baptiste Bethlehem, në Miniapolis, Minesota. Piper-i është autor i më shumë se 50 librave ku përfshihen Desiring God: Meditations of a Christian Hedonist dhe libri i tij më i ri Providence. Pesë prej librave të John Piper-it janë botuar edhe në gjuhën shqip, Mos e shko dëm jetën; Pesë pika – Drejt një përjetimi më të thellë të hirit të Perëndisë; Virusi Korona dhe Krishti; Lajm i mirë, gëzim i madh dhe Soditja dhe shijimi i Jezu Krishtit.

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©️ dritez.al 2022


Postime të ngjashme

29 dhjetor – Një fat i tmerrshëm
28 dhjetor – Synimi është lavdia