Louis Berkhof ka qenë një teolog shumë i aftë dhe i respektuar, i cili besonte në frymëzimin dhe pagabueshmërinë e Biblës. Ai e përmbledh në mënyrë të shkëlqyer dhe me kaq mjeshtëri teologjinë dhe historinë e kishës, saqë na siguron të vërtetën, e cila gjendet vetëm në Krishtin Jezus, Zotin tonë. I organizuar në një mënyrë sistematike, me mësime të shkurtra dhe që hyjnë direkt e në temë, ky libër është mjaft i dobishëm për studime biblike në grupe të vogla. Gjithashtu, me vargjet biblike për t’u mësuar përmendsh dhe me pyetjet për përsëritje në fund të çdo kapitulli, e bëjnë këtë libër një mjet ideal për mësimin e doktrinës së shëndoshë biblike.