Meqë Perëndia, jo vetëm e krijoi botën, por edhe e mban, mund të kalojmë natyrshëm nga doktrina e krijimit tek ajo e provi- dencës hyjnore. Providenca mund të përcaktohet si ajo vepër e Perëndisë përmes së cilës ai ruan gjithë krijesat e tij, është vep- rues në gjithçka që ndodh në botë dhe drejton gjithçka drejt synimit që i ka caktuar. Ajo përfshin tre elementë: i pari ka të bëjë kryesisht me qenien, i dyti me veprimtarinë, dhe i treti me synimin e gjithçkaje.

1.elementet e providencës hyjnore. Ne dallojmë tre elementë:

  • Ruajtja hyjnore. Kjo është vepra e vazhdueshme e Perën- disë përmes së cilës ai mban gjithçka. Ndonëse bota ka ekzis- tencë të veçantë dhe nuk është pjesë e Perëndisë, gjithsesi, shka- ku i ekzistencës së vazhdueshme të saj gjendet te Perëndia, jo te bota. Ajo mbahet përmes ushtrimit të vazhdueshëm të fuqisë hyjnore përmes së cilës mirëmbahet ekzistenca dhe veprimi i gjithçkaje. Kjo doktrinë mësohet në këto pasazhe: Psa. 136:25; 145:15; Neh. 9:6; Veprat 17:28; Kol. 1:17; Heb. 1:3.
  • Bashkërendimi hyjnor. Mund të përcaktohet si vepra e Perëndisë përmes së cilës ai bashkëpunon me gjithë krijesat e tij  dhe bën që të veprojnë pikërisht ashtu siç bëjnë. Bashkërendimi nënkupton se në botë ekzistojnë shkaqe të vërteta dytësore, si forcat e natyrës apo vullneti njerëzor, dhe pohon se këto nuk veprojnë në mënyrë të pavarur nga Perëndia. Perëndia punon në çdo veprim të krijesave të tij, jo vetëm në veprat e mira, por edhe në ato të këqija. Ai i nxit për veprim, ua shoqëron veprimet në çdo çast dhe e bën këtë veprim të efektshëm. Sidoqoftë, nuk duhet të mendojmë kurrë se Perëndia dhe njeriu janë shkaqe të barabarta; i pari është shkak parësor, ndërsa i dyti është thjesht shkak dytësor. As nuk duhet t’i konceptojmë sikur secili prej tyre bën një pjesë të punës, si të ishin dy kuaj karroce. E njëjta ve- për është në tërësinë e vet, edhe vepër e Perëndisë, edhe vepër e njeriut. Për më tepër, duhet t’i ruhemi idesë që thotë se ky bash- këpunim e bën Perëndinë të përgjegjshëm për veprat mëkatare të njeriut. Kjo doktrinë bazohet në Shkrim (LiP. 8:18; Psa. 104:20, 21, 30; Amos 3:6; Mat. 6:45; 10:29; Veprat 14:17; Fil. 2:13).
  • Qeverisja hyjnore. Kjo është veprimtaria e vazhdueshme e Perëndisë përmes së cilës ai drejton të gjitha gjërat që t’i përgji- gjen synimit të ekzistencës së tyre. Perëndia paraqitet si Mbret i gjithësisë, si në Dhiatën e Vjetër, ashtu dhe në atë të Re. Ai ia për- shtatur sundimin e vet natyrës së krijesave që drejton; qeverisja që i bën botës fizike ndryshon nga qeverisja e botës shpirtërore. Ajo është universale (Psa. 103:19; Dan. 4:34, 35), përshin dhe gjërat më të parëndësishme (Mat. 10:29-31), madje dhe ato që duket sikur janë rastësore (Fja.U. 16:33) dhe ndikon edhe te ve- prat e mira dhe të këqija të njeriut (Fil. 2:18; Zan. 50:20; Veprat 14:16).

2.Keqinterpretimet e providencës hyjnore. Në lidhje me doktrinën e providencës, duhet të ruhemi nga dy koncepte të gabuara:

  • Koncepti deist. Sipas këtij koncepti, përfshirja e Perëndisë në botë është e një natyre tejet të përgjithshme. Ai krijoi botën, ia përcaktoi ligjet, i vuri në veprim dhe pastaj u tërhoq prej saj. E kurdisi botën si orë dhe, tani, e lë që të punojë vetë. Ai ndërhyn në ecurinë normale të botës vetëm kur diçka shkon keq. Perëndia është thjesht një Perëndi i largët.
  • Koncepti panteist. Panteizmi nuk e njeh dallimin mes Pe- rëndisë dhe botës. Ai i njëjtëson këta të dy me njëri-tjetrin dhe si rrjedhojë nuk lë vend për providencën në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në kuptimin e ngushtë nuk ekzistojnë shkaqet dytësore. Perëndia është autori i drejtpërdrejtë i gjithçkaje që ndodh në botë. Edhe veprat që i përshkruajmë njeriut, në realitet janë vep- ra të Perëndisë. Sipas këtij koncepti, Perëndia është thjesht një Perëndi që rri afër, nuk është Perëndi i largët.

3.Providencat e jashtëzakonshme ose mrekullitë. Ne bëjmë dalli- min mes providencave të përgjithshme dhe atyre të veçanta; në këto të dytat, mrekullitë zënë një vend të rëndësishëm. Mrekullia është vepër e mbinatyrshme e Perëndisë, është një vepër që kry- het pa ndërmjetësimin e shkaqeve dytësore. Nganjëherë, nëse, me sa duket, Perëndia përdor shkaqe dytësore për të kryer mrekulli, këto shkaqe i përdor në mënyrë të pazakontë, në mënyrë që, në fund të fundit, kjo vepër të mbetet e mbinatyrshme. Disa i kon- siderojnë të pamundura mrekullitë, sepse ato nënkuptojnë shkel- je të ligjeve të natyrës. Por ky është gabim. Të ashtuquajturat li- gje të natyrës përbëjnë thjesht metodën e zakonshme sesi punon Perëndia. Dhe fakti se në përgjithësi Perëndia punon sipas një rendi të caktuar nuk do të thotë se s’mund t’i largohet këtij ren- di dhe s’mund të shkaktojë rezultate të pazakonta, pa e shkelur apo prishur këtë rend. Edhe njeriu mund të ngrejë dorën dhe të hedhë një top në ajër, pavarësisht ligjit të rëndesës, pa prishur as- pak veprimin e këtij ligji. Kuptohet që kjo nuk është e pamundur për Perëndinë e gjithëfuqishëm. Mrekullitë e Biblës janë mjete zbulese (Num. 16:28; Jer. 32:20; Gjoni 2:11-5:36).

Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që prekin temat e mëposhtme:

a.Ruajtja:

Psalmi 36:6b. “O ZOT, ti ruan njerëz dhe kafshë”.

Nehemia 9:6. “Vetëm ti je Zoti! Ti ke bërë qiejt, qiejt e qiejve dhe tërë ushtrinë e tyre, dheun dhe tërë ato që qëndrojnë mbi të, detet dhe gjithçka që është në ta. Ti i mban gjallë tërë këto gjëra dhe ushtria e qiejve të adhuron”.

Kolosianëve 1:17. “Ai është përpara të gjithave dhe të gjitha qëndrojnë nëpërmjet tij”.

b.Bashkërendimi.

Ligji i Përtërirë 8:18a. “Por kujto Zotin, Perëndinë tënd, sepse ai të jep forcën për të fituar pasuri”.

Amosi 3:6. “Në rast se në qytet i bien borisë, a nuk do të trem- bet vallë populli? Në rast se në një qytet ndodh një fatkeqësi, a nuk e ka shkaktuar vallë Zoti?”.

Filipianëve 2:13. “Sepse Perëndia është ai që vepron në ju edhe vullnetin edhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij”.

c.Qeverisja:

Psalmi 103:19. “Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejt dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka”.

Danieli 4:3b. “Mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme dhe sundimi i tij vazhdon brez pas brezi”.

1 Timoteut 6:15. “Që, në kohën e caktuar, do ta tregojë i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretërve dhe Zot i zotërve”.

d.Mrekullitë dhe synimi i tyre:

Eksodi 15:11. “Kush barazohet me ty midis perëndive, o Zot? Kush barazohet me ty, i mrekullueshëm në shenjtëri, i madhë- rishëm në lëvdata, o çudibërës?”

Psalmi 72:18. “I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izra- elit; vetëm ai bën mrekulli”.

Marku 2:10-11. “Por, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi dhe, unë po të them (i tha të paralizuarit): ‘Çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!’”.

Gjoni 2:11. “Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kana të Galilesë dhe shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}