1.Besëlidhja e shpengimit. Kjo quhet edhe “këshilla e paqes”, një emër i marrë nga Zakaria 6:13. Kjo është një besëlidhje mes Atit, që përfaqëson Trininë, dhe Birit, që përfaqëson të zgjedhurit.
- Baza biblike për të. Është e qartë se plani i shpengimit ishte përfshirë në dekretin e përjetshëm të Perëndisë (Efe. 1:4, e më tej; 3:11; 2 Tim. 1:9). Krishti flet për premtimet që iu bënë atij para se të vinte në botë dhe, në mënyrë të përsëritur, përmend një de- tyrë që mori nga Ati (Gjoni 5:30, 43; 6:38-40; 17:4-12). Qartazi, Krishti është Kreu i besëlidhjes (Rom. 5:12-21; 1 Kor. 15:20-22). Në Psalmin 2:7-9 përmenden palët e besëlidhjes dhe jepet një premtim, ndërsa në Psalmin 40:7-8 Mesia shpreh gatishmërinë që të bëjë vullnetin e Atit, duke u bë flijim për mëkatin.
- Biri në besëlidhjen e shpengimit. Krishti është jo vetëm Kreu, por edhe Dorëzani i besëlidhjes së shpengimit (Heb. 7:22).
- Dorëzani është personi që merr përsipër detyrimet ligjore të një tjetri. Krishti zuri vendin e mëkatarit për të mbajtur ndëshkimin e mëkatit dhe për të përmbushur kërkesat e ligjit për popullin e vet. Në këtë mënyrë, ai u bë Adami i fundit, një frymë jetëdhënës (1 Kor. 15:45). Për Krishtin kjo besëlidhje ishte besëlidhje vep- rash, ku Ai përmbushi kërkesat e besëlidhjes fillestare, ndërsa për ne ky është themeli i përjetshëm i besëlidhjes së hirit. Përfitimet e saj u takojnë vetëm të zgjedhurve. Vetëm ata marrin shpengimin dhe trashëgojnë lavdinë që Krishti fitoi me meritë për mëkatarët.
- Kërkesat dhe premtimet në besëlidhjen e shpengimit. (1) Ati i kërkoi Birit që të merrte natyrën njerëzore me gjithë dobë- sitë e saj të tanishme, por pa mëkatin (Gal. 4:4, 5; Heb. 2:10, 11, 14, 15; 4:15); që të vendoste veten nën ligjin, për të paguar dënimin dhe për të fituar me meritë jetën e përjetshme për të zgjedhurit (Psa. 40:8; Gjoni 10:11; Gal. 1:4; 4:4, 5); dhe që t’ia transmetonte meritat e veta popullit të tij nëpërmjet veprimit ripërtëritës të Frymës së Shenjtë, duke siguruar në këtë mënyrë përkushtimin e jetës së tyre në shërbim të Perëndisë (Gjoni 10: 28; 17:19-22; Heb. 5:7-9). (2) Dhe Ati i premtoi Birit se do t’i përgatiste një trup (Heb. 10:5), do ta vajoste me Frymën e Shenj- të (Isa. 42:1; 61:1; Gjoni 3:34), do ta mbështeste në punën e tij (Isa. 42:6, 7; Lu. 22:43), do ta çlironte nga pushteti i vdekjes dhe do ta vendoste në krahun e vet të djathtë (Psa. 16:8-11; Fil. 2:9- 11), do t’i bënte të mundur që të dërgonte Frymën për formimin e Kishës (Gjoni 14:26; 15:26; 16:13, 14), do të tërhiqte dhe ruante të zgjedhurit (Gjoni 6:37, 39, 40, 44, 45), si dhe do t’i jepte një farë të panumërt (Psa. 22:27; 72:17).
2.Besëlidhja e hirit. Në bazë të besëlidhjes së shpengimit, Perëndia caktoi besëlidhjen e hirit. Këtu është e nevojshme të shqyrtojmë disa elementë të veçantë.
- Palët e kontratës. Perëndia është pala e parë në këtë besëlidhje. Ai cakton besëlidhjen dhe përcakton palën e dytë. Men- dimi mbizotërues në qarqet e reformuara është se kjo palë është mëkatari i zgjedhur në Krishtin.1 Gjithsesi, duhet të mos ha- rrojmë se besëlidhja mund të shikohet në dy mënyra: (1) Si që- llim në vetvete, si një besëlidhje miqësie ose bashkësie reciproke jete, e cila përmbushet në rrjedhën e historisë, përmes vepri- mit të Frymës së Shenjtë. Ajo përfaqëson një kusht, ku privile- gjet përmirësohen për qëllime shpirtërore, premtimet e Perëndisë përqafohen nëpërmjet besimit të gjallë dhe bekimet e premtu- ara përmbushen plotësisht. Kur konceptohet kështu, ajo mund të përcaktohet si ajo marrëveshje e hirshme mes Perëndisë dhe mëkatarit të zgjedhur në Krishtin, ku/në të cilën? Perëndia i jep mëkatarit të zgjedhur Vetveten dhe gjithë bekimet e shpëtimit, ndërsa ky i fundit përqafon Perëndinë dhe gjithë dhuratat e tij të hirshme nëpërmjet besimit (LiP. 7:9; 2 Kron. 6:14; Psa. 25:10, 14; 103:17, 18). (2) Si mjet për të arritur synimin, një marrëveshje thjesht ligjore për të arritur një synim shpirtëror. Është e qartë se nganjëherë Bibla e përshkruan këtë besëlidhje sikur përfshin disa njerëz në të cilët nuk përmbushen kurrë premtimet, si Ishmaeli, Esau, bijtë e ligj të Elit dhe izraelitët rebelë që vdiqën në mëkat. Kjo besëlidhje mund të konsiderohet thjesht si marrëveshje li- gjore, ku Perëndia garanton bekimet e shpëtimit për gjithë ata që besojnë. Nëse e mendojmë besëlidhjen në këtë kuptim më të gjerë, mund të themi se Perëndia i ka vendosur ata me besimtarët dhe fëmijët e tyre (Zan. 17:7; Veprat 2:39; Rom. 9:1-4).
- Premtimet dhe kërkesat e besëlidhjes. Çdo besëlidhje ka dy anë; ofron disa privilegje, por vendos dhe disa detyrime.
1 Shënim i botuesit: Mendimi tjetër i reformuar është se pala me të cilën Perëndia ka vendosur besëlidhjen e hirit është Krishti, Kreu (Efe. 1:22-23) i mëkatarëve të zgjedhur (Isa. 53:10-11; Rom. 5:15; Gal. 3:16). Me anë të këtij formulimi ne theksojmë unitetin thelbësor të besëlidhjes së shpengimit dhe të besëlidhjes së hirit.
- Premtimet e besëlidhjes. Premtimi kryesor i besëlidhjes, i cili përfshin gjithë të tjerët, përmbahet në fjalët e përsëritura shpesh: “Unë do të jem Perëndi për ty dhe për pasardhjen tënde pas teje” (Jer. 31:33; 32:38-40; Ezek. 34:23-25, 30, 31; 36:25-28; Heb. 8:10; 2 Kor. 6:16-18). Ky premtim përfshin gjithë të tjerët, si premtimin e bekimeve të përkohshme, drejtësimit, Frymës së Perëndisë dhe përlëvdimit përfundimtar në një jetë të pashtershme (Jobi 19:25-27; Psa. 16:11; 73:24-26; Isa. 43:25;
Jer. 31:33, 34; Ezek. 36:27; Dan. 12:2, 3; Gal. 4:4, 5, 6; Tit. 3:7;
Heb. 11:7; Jak. 2:5). - Kërkesat e besëlidhjes. Besëlidhja e hirit nuk është besë- lidhje veprash; nuk kërkon asnjë vepër për të merituar diçka. Sidoqoftë, përmban kërkesat dhe i vendos detyrime njeriut. Duke përmbushur kërkesat e besëlidhjes, njeriu s’fiton asgjë, por thjesht e vendos veten në vendin e duhur, ku Perëndia do t’i komunikojë bekimet e premtuara. Për më tepër, s’duhet harruar se edhe kërkesat mbulohen me premtime: Perëndia i jep njeriut gjithçka që kërkon prej këtij të fundit. Dy gjërat që Perëndia u kërkon atyre që qëndrojnë në marrëdhënie besëlidhjeje me të janë (a) që të pranojnë besëlidhjen dhe premtimet e besëlidhjes me anë të besimit dhe kështu, të hyjnë në jetën e besëlidhjes; dhe(b) që, nga parimi i jetës së re që është lindur brenda tyre, t’ia shenjtërojnë veten Perëndisë nëpërmjet një bindjeje të re.
- Karakteristikat e besëlidhjes. Besëlidhja e hirit është besë- lidhje e hirshme, për shkak se është fryt dhe manifestim i hirit të Perëndisë ndaj mëkatarëve. Është hir, nga fillimi në fund. Është edhe besëlidhje e përjetshme dhe e padhunueshme, së cilës Perën- dia do t’i qëndrojë gjithmonë besnik, ndonëse njerëzit mund ta shkelin. Edhe në kuptimin e saj më të gjerë, ajo përfshin vetëm një pjesë të njerëzimit, prandaj është e veçantë. Nëse rendi i saj në Dhiatën e Re quhet universal, kjo ndodh vetëm për shkak të faktit se nuk u kufizohet vetëm judenjve, si në kohën e Dhiatës së Vjetër. Kjo besëlidhje karakterizohet edhe nga uniteti. Në thelb ajo është e njëjtë në të gjitha rendet, ndonëse forma e administrimit ndryshon. Premtimi thelbësor është i njëjtë (Zan. 17:7; Heb. 8:10) dhe ungjilli është i njëjtë (Gal. 3:8), kërkesa e besimit është e njëjtë (Gal. 3:6, 7) dhe Ndërmjetësi është i njëjtë (Heb. 13:8). Kjo besëlidhje është edhe e kushtëzuar, edhe e pa- kushtëzuar. Është e kushtëzuar, për shkak se varet nga meritat e Krishtit dhe, për shkak se shijimi i jetës që ofron ajo varet nga ushtrimi i besimit. Por është e pakushtëzuar në kuptimin se nuk varet nga asnjë meritë e njeriut. Dhe, së fundi, është testamenta- re, si qëndrim i lirë dhe sovran nga ana e Perëndisë. Ajo quhet “testament” (te Heb. 9:16, 17). Ky emër thekson faktet: (1) se është një ujdi e bërë me vendimin e lirë të Perëndisë; (2) se rendi i saj në Dhiatën e Re u vu në veprim nga vdekja e Krishtit; dhe (3) se, në këtë besëlidhje, Perëndia i jep vetë ato që kërkon prej nje- riut. Besëlidhja e hirit ndryshon nga besëlidhja e veprave, sepse ka një ndërmjetës. Krishti paraqitet si Ndërmjetësi i besëlidhjes së re (1 Tim. 2:5; Heb. 8:6; 9:15; 12:24). Ai është Ndërmjetësi, jo thjesht në kuptimin se ndërhyn mes Perëndisë dhe njeriut, që të bëjë thirrje për paqe dhe t’i bindë për të, por në kuptimin se është i pajisur me pushtet të plotë për të bërë gjithçka të nevojshme për vendosjen aktuale të paqes. Si Dorëzani ynë (Heb. 7:22), Ai merr përsipër fajin tonë, paguan çmimin e mëkatit, përmbush ligjin dhe kështu vendos paqen.
- Anëtarësia e besëlidhjes. Të rriturit mund të hyjnë në këtë besëlidhje si një ujdi thjesht ligjore vetëm nëpërmjet besimit. Dhe, kur hyjnë në këtë mënyrë, ata fitojnë në të njëjtën kohë dhe hyrjen në besëlidhje si bashkësi jete. Prandaj hyjnë menjëherë në jetën e plotë të besëlidhjes. Megjithatë, fëmijët e besimtarëve hyjnë në besëlidhje si një ujdi ligjore nëpërmjet lindjes, por kjo nuk nënkupton medoemos se, në të njëjtën kohë, ata hyjnë në të edhe si një bashkësi jete apo se do të hyjnë ndonjëherë në këtë besëlidhje në këtë kuptim. Gjithsesi, premtimi i Perëndisë na jep siguri të arsyeshme se jeta e besëlidhjes ka për t’u për- mbushur edhe për fëmijët e besimtarëve. Për sa kohë që ata s’manifestojnë sjelljen e kundërt, mund të vijojmë me mendimin se zotërojnë jetën e re. Kur të rriten, ata duhet të pranojnë për- gjegjësitë e tyre në besëlidhje në mënyrë të vullnetshme, nëpërm- jet një rrëfimi të vërtetë besimi. Nëse nuk veprojnë kështu, kjo i bën prishës të besëlidhjes. Nga sa më sipër, vijon se personat e parilindur mund të hyjnë përkohësisht në këtë besëlidhje thjesht si një marrëdhënie ligjore (Rom. 9:4). Ata pranohen si fëmijë të besëlidhjes, u nënshtrohen kërkesave të saj dhe marrin pjesë në administrimin e saj. Ata marrin vulën e pagëzimit, shijojnë bekimet e përbashkëta të besëlidhje dhe madje mund të përfitoj- në edhe nga disa veprime të veçanta të Frymës së Shenjtë. Nëse nuk pranojnë përgjegjësitë e besëlidhjes, kanë për t’u gjykuar si prishës të besëlidhjes.2
- Rendet e ndryshme të besëlidhjes. Zbulesa e parë e kësaj besëlidhjeje gjendet te Zanafilla 3:15, e cila zakonisht quhet protevangjeli [shqip, “ungjilli i parë”] ose premtimi amënor. Kjo nuk i referohet ende vendosjes formale të besëlidhjes.
- A mund të përmendësh disa besëlidhje të veçanta që përmen- den në Bibël? Zan. 31:44; LiP. 29:1; 1 Sam. 18:3; 2 Sam.28:5.
- A mund të përmendësh disa raste të thyerjes së besëlidhjes? Zan. 25:32-34, krahaso me Heb. 12:16, 17; Eks. 32:1-14;Num. 14; Num. 16; Gjyq. 2:11 e më tej; 1 Sam. 2:12 e më tej; Isa. 24:5; Ezek. 16:59; Osea 6:7; 8:1; 10:4.
- A e ndryshoi dhënia e ligjit thelbin e besëlidhjes? Rom. 4:13- 17; Gal. 3:17-24.
Besëlidhja me Noeun ka një natyrë shumë të përgjithshme si besëlidhje me gjithë mishin. Ajo përçon vetëm bekime natyrore dhe, si rrjedhojë, shpesh quhet besëlidhja e natyrës ose e hirit të
2 Shënim i botuesit: Të rriturit, lindur nën besëlidhjen e veprave, tashmë e prishur, janë të vdekur në shkelje dhe në mëkate (Efe. 2:1-3). Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë (Efe. 2:4), përmes veprës së rilindjes nga Fryma e Shenjtë, u jep jetë bashkë me Krishtin (Efe. 2:5; Rom. 6:5), dhe u jep besimin shpëtimprurës. Ky besim është hiri dhe dhurata e Perëndisë (Efe. 2:8). Në këtë mënyrë, çdo mëkatar personalisht hyn në besëlidhjen e hirit dhe bëhet një fëmijë i Perëndisë (Isa. 55:3). Fëmijët e prindërve besimtarë janë në besëlidhjen e hirit në një marrëdhënie të jashtme (Zan. 17:7). Perëndia u jep atyre prem- timet e Tij e shpëtimit, me kusht pendimi dhe besimi (Vep. 2:38-39). Megjithatë, edhe ata janë të vdekur në shkelje dhe në mëkate. Edhe atyre u nevojitet të bëhen pjesëmarrës në thelbin e besëlidhjes së hirit, d.m.th., të hyjnë në një marrëdhënie të brendshme, përmes udhës së rilindjes nga Fryma e Perëndisë dhe besimit personal në Krishtin (Gjoni 3:5-6). Ky është fryti i hirit sovran dhe zgjedhës të Perëndisë (Mt. 11:25-26).përbashkët. Megjithatë, ajo është e lidhur ngushtë me besëlidh- jen e hirit. Po kështu, është fryt i hirit të Perëndisë dhe garanton ato bekime të natyrshme dhe të përkohshme që janë absolutisht të nevojshme për përmbushjen e besëlidhjes së hirit.
Besëlidhja me Abrahamin shënon vendosjen formale të kësaj besëlidhjeje. Ajo është fillimi i administrimit të kufizuar (në Dhi- atën e vjetër) të besëlidhjes, e cila tani i kufizohet Abrahamit dhe pasardhësve të tij. Besimi spikat në mënyrë të shquar si kërkesa e domosdoshme e kësaj besëlidhjeje, ndërsa rrethprerja bëhet vula e saj.
Besëlidhja në malin Sinai është në thelb e njëjta besëlidhje që u vendos me Abrahamin, por tani përfshin gjithë kombin e Izraelit dhe në këtë mënyrë është bërë besëlidhje kombëtare. Ndonëse ajo thekson fort respektimin e ligjit, nuk duhet konsideruar si një besëlidhje e ripërtërirë veprash. Ligji rriti vetëdijen për mëkatin (Rom. 3:20) dhe u bë mësues që e çon njeriun te Krishti (Gal. 3:24). Pashka u shtua si sakrament i dytë.
Besëlidhja e re, siç është zbuluar në Dhiatën e Re (Jer. 31:31; Heb. 8:8, 13) është në thelb e njëjta si ajo në Dhiatën e Vjetër (Rom. 4; Gal. 3). Tani ajo thyen pengesat e kufizimit dhe bëhet e përbotshme në kuptimin se bekimet e saj u takojnë njerëzve të të gjitha kombeve. Bekimet e saj janë më të plota dhe më shpirtërore; Pagëzimi dhe Darka e Zotit zëvendësojnë sakramen- tet e Dhiatës së Vjetër.
Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit që flasin për:
a.Palët e besëlidhjes:
Zanafilla 3:15. “Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj”. Zanafilla 17:7: “Dhe do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardhjen tënde, nga një brez në një brez tje- tër; kjo do të jetë një besëlidhje e përjetshme, me të cilën unë do të marr përsipër të jem Perëndia yt dhe i pasardhjes sate pas teje”. Eksodi 19:5, 6a. “Prandaj, në qoftë se do ta dëgjoni me vë- mendje zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë ndërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është imja.
Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë”.
Jeremia 31:31-33. “’Ja, do të vijnë ditët’, thotë ZOTI, ‘në të cilat do të vendos një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës; jo si besëlidhja që kam vendosur me etërit e tyre ditën kur i zura për dore për t’i nxjerrë nga vendi i Egjip- tit, sepse ata e shkelën besëlidhjen time, ndonëse unë isha zoti i tyre’, thotë ZOTI. ‘Por kjo është besëlidhja që do të vendos me shtëpinë e Izraelit mbas atyre ditëve’, thotë ZOTI: ‘Do ta shtie ligjin tim në mendjen e tyre dhe do ta shkruaj mbi zemrën e tyre, dhe unë do të jem ZOTI i tyre dhe ata do të jenë populli im’”.
Veprat 2:39. “Sepse premtimi është për ju dhe për bijtë tuaj dhe për gjithë ata që janë larg, për ata që Zoti, Perëndia ynë, do t’i thërrasë”.
b.Premtimet dhe kërkesat e saj:
Shih Zan. 17:7; Eks. 19:5; 6a; Jer. 31:33 nën pikën a) më lart për premtimin thelbësor.
Zanafilla 15:6. “Dhe ai (Abrahami) i besoi Zotit dhe kjo iu llogarit për drejtësi”.
Eksodi 19:5. “Prandaj, në qoftë se do ta dëgjoni me vëmend- je zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë ndërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është imja”.
Psalmi 25:14. “Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij”.
Psalmi 103:17-18. “Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetë- sia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve, për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t’i zbatuar”.
Galatasve 3:7, 9. “Dijeni, atëherë, se ata që janë prej besimit, janë bij të Abrahamit. Prandaj ata që janë prej besimit beko-
hen bashkë me besimtarin Abraham”.
c.Karakteristikat e besëlidhjes:
E përjetshme.
Zanafilla 17:19b. “… dhe unë do të caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të përjetshme me pasardhjen e tij”.
Isaia 54:10. “Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje, as besëlidhja e paqes nuk do të hiqet, thotë Zoti, që ka dhemb- shuri për ty”.
Isaia 24:5. “Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme”.
Uniteti.
Galatasve 3:7, 9 nën pikën b) më lart.
Romakëve 4:11. “Edhe mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte pasur kur ishte akoma i parreth- prerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t’u llogaritet drej- tësia”.
Testamentare.
Hebrenjve 9:17-18. “Sepse dhiata është e vlefshme vetëm pas vdekjes, sepse nuk ka kurrfarë fuqie derisa trashëgimlënësi ende rron. Prandaj edhe besëlidhja e parë nuk u vërtetua pa gjak”.
d.Ndërmjetësi i besëlidhjes:
1 Timoteut 2:5. “Sepse një është Perëndia, dhe një është ndër- mjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: njeriu Krishti Jezus”.
Hebrenjve 7:22. “Kështu Jezusi u bë dorëzanë i një besëlidh- jeje shumë më të mirë”.
Hebrenjve 8:6. “Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira”.
e.Për studim të mëtejshëm: