Kur Perëndia u vë emra personave dhe sendeve, këta emra kanë kuptim dhe të lënë të kuptosh natyrën e personit ose sendit në fjalë. Kjo vlen edhe për emrat që Perëndia i vë vetes. Nganjëherë Bibla flet për emrin e Perëndisë në njëjës dhe, në kësi rastesh, ky term nënkupton shfaqjen e Perëndisë në përgjithësi, sido- mos në marrëdhënie me popullin e vet (Eks. 20:7; Psa. 113:3) ose thjesht përfaqëson vetë Perëndinë (Fja.U. 18:10; Isa. 50:10). Emri i përgjithshëm i Perëndisë ndahet në një sërë emrash të veçantë, të cilët shprehin qenien e tij të shumanshme. Këta emra s’janë shpikje njerëzore, por na i ka dhënë vetë Perëndia


1.Emrat e Perëndisë në Dhiatën e Vjetër. Disa nga emrat e Dhiatës së Vjetër tregojnë se Perëndia është i Larti dhe i Lartësuari. ’El dhe ’Elohim tregojnë se ai është i fortë dhe i fuqishëm dhe, si rrjedhojë, duhet t’i druhemi, ndërsa ’Eljon tregon natyrën e tij të lartësuar si më i Larti, objekti i nderimit dhe adhurimit. Një tjetër emër që i përket kësaj klase është ‘Adonai, që zakonisht përkthehet “Zot”, Zotëruesi dhe Sunduesi i gjithë njerëzve. Emra të tjerë shprehin faktin se Perëndia hyn në marrëdhënie miqësie me krijesat e veta. Një prej tyre, i përdorur rëndom nga patriarkët, ishte emri Shaddai ose ‘El-Shaddai, i cili vërtet thekson madhështinë hyjnore, por kryesisht si burim ngushëllimi dhe bekimi për popullin e tij. Ky emër tregon se Perëndia kontrollon forcat e natyrës dhe i bën t’u shërbejnë synimeve të tij. Mirëpo emri më madhështor i Perëndisë, që është nderuar gjithmonë si i shenjtë nga judenjtë, është Jehova (Jahve). Origjina dhe kuptimi i tij na jepen tek Eksodi 3:14, 15. Ai shpreh faktin se Perëndia është gjithmonë i njëjti dhe sidomos, se ai është i pandryshue- shëm në marrëdhënien e tij të besëlidhjes dhe se është gjithmonë besnik në përmbushjen e premtimeve të veta. Shpesh ky emër merr formën më të plotë në titullin “Jahve i Ushtrive”. Ky term e përshkruan Jahven si Mbret Lavdie i rrethuar nga ushtritë e tij engjëllore.

2.Emrat e Perëndisë në Dhiatën e Re. Emrat e Dhiatës së Re janë thjesht forma greke të atyre që gjenden në Dhiatën e Vjetër. Të mëposhtmit meritojnë vëmendje të veçantë:

  • Emri “Theos”. Kjo fjalë do të thotë thjesht “Perëndi” dhe është emri më i zakonshëm që përdoret në Dhiatën e Re. Shpesh gjendet me forma pronore, si “Perëndia im”, “Perëndia yt”, Perëndia ynë” apo “Perëndia juaj”. Në Krishtin Perëndia është bërë Perëndi i gjithsecilit prej fëmijëve të tij. Forma individuale e këtij emri zëvendëson formën kombëtare “Perëndia i Izraelit” që është kaq i zakonshëm në Dhiatën e Vjetër.
  • Emri “Kyrios”. Kjo fjalë do të thotë “Zot”, një emër që i jepet jo vetëm Perëndisë, por edhe Krishtit. Ai zëvendëson ‘Adonai-n dhe Jahve-n, ndonëse kuptimi i tij përputhet më tepër me atë të Adonai-t. Ky emër e tregon Perëndinë si Zotërues dhe Sundues të gjithçkaje, sidomos të popullit të tij.
  • Emri “Pater”. Shpesh thuhet se Dhiata e Re e prezantoi këtë term si emër të ri. Por kjo s’është e drejtë, sepse emri “Atë” gjendet edhe në Dhiatën e Vjetër dhe shpreh marrëdhënien e veçantë që ka Perëndia me Izraelin (LiP. 32:6; Isa. 63:16). Në Dhiatën e Re, ky emër është më individual, pasi e tregon Perën- dinë si Atë të të gjithë besimtarëve. Nganjëherë ai e pasqyron Perëndinë si krijues të të gjithëve (1 Kor. 8:6; Efe. 3:14; Heb. 12:9; Jak. 1:17) dhe herë të tjera nënkupton Personin e parë të Trinisë, si Ati i Krishtit (Gjoni 14:11; 17:1).
  • Mësoni përmendësh. Pasazhe të Shkrimit, ku përmendet ose nënkuptohet:

    a.Emri i Perëndisë në përgjithësi:

    Eksodi 20:7. “Mos e përdor emrin e ZOTIT, të Perëndisë tënd, kot, sepse ZOTI nuk do të lërë pa ndëshkuar atë që për- dor kot emrin e tij”.

    Psalmi 8:1. “Sa madhështor është emri yt mbi gjithë rruzullin, o ZOT, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiej!”

    b.Emrat e veçantë:

    Zanafilla 1:1. “Në fillim Perëndia (‘Elohim) krijoi qiejt dhe tokën”.

    Eksodi 6:3. “Dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Ja- kobit, si Perëndi i plotfuqishëm (‘El Shaddai); por ata nuk më kishin njohur kurrë me emrin tim, ZOT (Jahve)”.

    Psalmi 86:8. “Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perën- dive, o ZOT (‘Adonai), as ka vepra të njëllojta me të tua”.

    Malakia 3:6. “Unë jam ZOTI (Jahve), nuk ndryshoj; prandaj ju, o bij të Jakobit, nuk jeni konsumuar”.

    Mateu 6:9. “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt”.

    Zbulesa 4:8. “I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti (Kyrios) Perëndi, i Gjithëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}