KUIC RISHIKIMI

Mësimi 3

D.

Dr. Sproul e prezantoi këtë mësim me një histori rreth theksit të predikimit në historinë e kohëve të fundit. Gjatë një periudhe të një rizgjimi të madh, predikuesit e Rizgjimit të Parë të Madh kishin një theks të dyfishtë mbi zemërimin e Perëndisë dhe mëkatshmërinë e njeriut. Predikimi në shekullin e nëntëmbëdhjetë u largua nga një theksim i tillë.

D.

Disa teologë në lëvizjen e njohur si teologjia e krizës besonin se zemërimi i Perëndisë në fakt ishte një defekt i karakterit të Tij. Kjo u quajt “teologjia e krizës”, sepse e mori emrin nga termi greqisht “krisis”, që do të thotë “gjykim”.

C.

Edhe pse shumë njerëz argumentojnë se Marcioni përpiloi “kanonin” e parë të Shkrimeve, përzgjedhja e librave nuk ishte aspak kanonike sipas standardeve të ortod oksisë. Marcioni ishte një heretik, i cili e mohoi Besëlidhjen e Vjetër dhe besonte se portretizimi i Perëndisë prej Besëlidhjes së Re në fakt ishte në konflikt me të. Për këtë arsye, ai hodhi poshtë çdo libër të Besëlidhjes së Re, i cili i referohej Perëndisë dhe teologjisë së Besëlidhjes së Vjetër.

C.

Levitiku 10:1 në mënyrë të qartë na jep arsyen për vdekjen e Nadabit dhe Abihut: ata “ofruan para Zotit një zjarr të palejueshëm”. Një përkthim tjetër e përkthen frazën “zjarr të palejueshëm” si “zjarr të paautorizuar”. Çfarëdo që të kenë bërë Nadabi dhe Abihu, ajo nuk ishte autorizuar apo urdhëruar prej Perëndisë.

B.

Dr. Sproul tha: “Kohathi ishte një prej bijve të Levit, dhe familja e kohathitëve ishin veçuar nga Perëndia për një detyrë specifike. Puna e tyre, gjithë arsyeja e ekzistencës së tyre, thirrja e jetës së tyre, ishte të kujdeseshin për orenditë e shenjta.” Pikësëpari arka e besëlidhjes duhej të transportohej me duar duke përdorur shtizat e posaçme dhe nuk duhej të vendosej mbi një karrocë me qe.

C.

Dr. Sproul tha se mëshira e Perëndisë është të mos bërit drejtësi. Nuk mund ta akuzojmë dot Perëndinë për padrejtësi, kur Ai na privon mëshirën e Tij. Mëshira e tij në fakt është privim nga drejtësia e Tij—nga drejtësia që mëkati ynë meriton me të vërtetë. Dënimi ynë i drejtë u vendos mbi Birin e Tij, në mënyrë që ne të përjetonim mëshirën e Tij.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>