KUIC RISHIKIMI

Mësimi 2

B.

Dr. Sproul citoi nga Gjon Kalvin për të paraqitur modelin biblik për të gjithë ata që takohen me Perëndinë. Nga ky model Kalvini doli në përfundimin se “njerëzit nuk preken dhe nuk ju bën përshtypje ashtu si duhet nga një bindje rreth parëndësisë së tyre, derisa ta kenë krahasuar veten me madhështinë e Perëndisë”.

B.

Edhe pse nga Shkrimi mund të nxjerrim shumë shembuj të vlefshëm për të themeluar modelin e mënyrës se si njerëzit reagojnë në praninë e Perëndisë, Dr. Sproul paraqiti përjetimet e Habakukut dhe të Jobit për ta vërtetuar këtë model. Sikurse Isaia në përjetimin e tij modelues, Habakuku dhe Jobi e dinin se çfarë do të thoshte të dridheshe në praninë e të Shenjtit.

C.

Një orakull lumturie është një orakull bekimi apo lajmi të mirë. Me përjashtim të lutjes së Salomonit, të gjitha zgjedhjet e tjera janë orakuj profetikë, por vetëm një prej tyre ndjek formulën e orakujve të bekimit. Secila nga Lumturitë në fillim të Predikimit në Mal fillon me formulën: “Lum… .”

B.

Në këtë mësim Dr. Sproul shqyrtoi konceptin e “shpërbërjes,” ideja që një person mund të jetë psikologjikisht i pashëndetshëm, i paplotë dhe jotërësor. Përkthimet si ai i Mbretit Jakob dhe Versioni i Ri i Mbretit Jakob komunikojnë këtë ide me klithmën e Isaias: “Unë jam i humbur” (Isaia 6:5).

A.

Fjalët e para që dolën nga goja e Isaias, kur e pa Perëndinë në madhështinë dhe shenjtërinë e Tij, janë: “I mjeri unë!” Kjo thënie ndjek formulën e orakullit profetik të mjerimit. Ajo që është domethënëse rreth fjalëve të para të Isaias ishte që ky ishte një orakull mjerimi mbi veten e tij.

C.

Isaia 6:7 thotë: “Me të ai preku gojën time dhe tha: “Ja, kjo preku buzët e tua, paudhësia jote hiqet dhe mëkati yt shlyhet.” Sikurse u diskutua edhe gjatë leksionit, Perëndia po e pastronte Isaian dhe po i përgatiste buzët e tij që të përcillnin fjalën e Tij të pastër. Ky veprim nuk kishte lidhje me mënyrën se si do të pranohej mesazhi i Isaias dhe as nuk ishte akt gjykimi; ky në fakt ishte një akt mëshire.
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>