HYRJE
Martin Luteri u përlesh me shenjtërinë e Perëndisë dhe me mëkatshmërinë e njeriut deri në pikën e dëshpërimit. Madje kjo përleshje e bëri të ulërinte: “Ta dua Perëndinë? Nganjëherë unë e urrej atë.” Në këtë leksion, Dr. Sproul tregon përleshjen e Luterit dhe shpjegon se si njerëzit mëkatarë mund të qëndrojnë në praninë e një Perëndie të shenjtë—vetëm përmes drejtësisë që Ai siguron në Jezu Krishtin.


SYNIMET E TË NXËNIT
Kur ta keni përfunduar këtë mësim duhet të jeni në gjendje të:
• Tregoni ngjarje të rëndësishme nga jeta e Martin Luterit
• Kuptoni më saktë problemin e njeriut para një Perëndie të shenjtë
• Shpjegoni se si psikologjia moderne do ta diagnostikonte personalitetin e Luterit • Kuptoni si ta interpretoni frazën “drejtësia e Perëndisë” te Romakëve 1:17


IDETË KYÇ
• Psikologjia moderne është përpjekur ta diagnostikojë dhe analizojë personalitetin e Luterit duke u bazuar mbi njohurinë tonë historike të jetës dhe veprës së tij.
• Me një kuptim të qartë të karakterit të Perëndisë, sikurse është zbuluar në ligj, Luteri u përlesh të kuptonte se si ai mund të qëndronte i shfajësuar nga mëkati i tij para një Perëndie të shenjtë.
• Mëkatarët nuk mund të drejtësohen në bazë të drejtësisë së tyre, për shkak se drej tësia e tyre gjithmonë do të dështojë në arritjen e kërkesave të shenjtërisë së Perëndisë.


PYETJE REFLEKTIMI & DISKUTIMI

Çfarë mendoni?
Kaloni disa minuta për t’ju përgjigjur pyetjeve të mëposhtme. Ato do t’ju përgatisin për leksionin.
•  Bazuar tek ajo që dini për jetën e Luterit, si do ta përshkruanit personalitetin dhe karakterin e tij?
• Çfarë përjetimesh në jetën tuaj ju çuan te kthimi në besim apo te një kuptim më i thellë i hirit drejtësues të Perëndisë?


Leximi i Shkrimit
Por tani, e ndarë nga ligji, është manifestuar drejtësia e Perëndisë, për të cilën dëshmojnë ligji dhe profetët, madje, drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim; sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë, por janë drejtësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus, të cilin e paraqiti Perëndia si pajtimore nëpërmjet besimit në gjakun e tij, për të treguar kështu drejtësinë e tij për faljen e mëkateve, që janë kryer më parë gjatë kohës së durimit të Perëndisë, për të treguar drejtësinë e tij në kohën e tanishme, me qëllim që ai të jetë i drejtë dhe drejtësues i atij që beson në Jezusin.—Romakëve 3:21-26
• Çfarë gjuhe përdoret në këtë pjesë për të përshkruar se si do të drejtësohet njeriu?


Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme, ndërsa ndiqni videon. Ato do t`ju drejtojnë përgjatë leksionit.
Diagnostikimi i Luterit 0:00–16:15
• Si e karakterizoi Dr. Sproul polemikën e shekullit të gjashtëmbëdhjetë? Pse kjo është e rëndësishme në lidhje me Martin Luterin?
• Në çfarë kuptimi mund të përshkruhet Luteri si neurotik?
• Cili ishte motivi dominues që e shtyu Luterin në një jetë në manastir?
Keqdiagnostikimi i Luterit 16:15–33:44
• Sipas besimit të njerëzve, cili ishte treguesi më i dukshëm i marrëzisë së Luterit?
• Cili ishte reagimi fillestar i Luterit para përfaqësuesve në Këshillin e Vormsit, ku iu bë thirrje të hidhte poshtë pikëpamjet e tij?
• Çfarë anashkalojnë te Luteri ata që priren ta diagnostikojnë si të çmendur?


Përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme, pasi ta keni përfunduar leksionin. Ato do t’ju ndihmojnë të identifikoni dhe të përmblidhni pikat kryesore.
• Cilat ngjarje në jetën e Luterit apo cilat tipare të personalitetit të tij ju japin ndjesinë më të thellë të kuptimit që Luteri kishte për mëkatin e tij dhe për shenjtërinë e Perëndisë?
Nëse jeni pjesë e një grupi, kërkojuni anëtarëve të diskutojnë përshtypjet e tyre rreth lutjes së Luterit gjatë gjyqit të tij në Këshillin e Vormsit. Si do ta përshkruanit gjendjen mendore të Luterit duke konsideruar përmbajtjen dhe kontekstin e lutjes së tij?
• Lexoni Romakëve 1:17. Cili ishte zbulimi i Luterit në lidhje me shprehjen “drejtësia e Perëndisë” në këtë varg?
Nëse jeni pjesë e një grupi, kërkojuni anëtarëve të diskutojnë, pse Luteri besonte se doktrina e drejtësimit është pika në të cilën kisha qëndron ose bie.
• Cili ishte synimi kryesor i Dr. Sproul në këtë leksion? A ishte për të demonstruar marrëzinë e Luterit? Apo mos ishte diçka tjetër?
Nëse jeni pjesë e një grupi, kërkojuni anëtarëve të diskutojnë arsyet e ndryshme pse disa pretenduan se Luteri ishte i çmendur? Për hir të diskutimit, cila nga këto arsye është më bindësja? Pse?


LUTJE
Vuloseni me lutje atë që keni mësuar prej Fjalës së Perëndisë gjatë këtij mësimi.
• Lavdëroni Perëndinë për drejtësinë e Krishtit, përmes të cilës jeni shpëtuar.
• Rrëfeni mënyrat në të cilat keni dështuar të jepni dëshmi për Krishtin në vendin tuaj të punës apo mes miqve dhe familjarëve.
• Falënderoni Perëndinë për Reformatorët dhe për dëshirën e tyre për ta reformuar kishën për hir të ungjillit.
• Kërkojini Perëndisë t’ju forcojë me anë të Frymës së Tij për të ruajtur pastërtinë e ungjillit.
{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>