Çelësi i përgjigjeve—Shenjtëria dhe drejtësia

Çelësi i përgjigjeve—Shenjtëria dhe drejtësia

PYETJE REFLEKTIMI & DISKUTIMI

Çfarë mendoni?
Këto janë pyetje personale. Përgjigjet duhet të bazohen te njohuria dhe përjetimi juaj.
Leximi i Shkrimit
• Çfarë ju tregon kjo pjesë rreth natyrës së mëkatit të Nadabit dhe Abihut?
Kjo pjesë na tregon disa gjëra rreth mëkatit të Nadabit dhe Abihut. Ata mëkatuan duke ofruar një “zjarr të palejuar” mbi altar. Perëndia “nuk i kishte urdhëruar” ta bënin këtë gjë. Për më tepër, prej fjalëve të Perëndisë drejtuar Moisiut mund të kuptojmë se bijtë e Aaronit nuk e kishin “shenjtëruar” Perëndinë; ata dështuan ta konsideronin Atë si të shenjtë.

Nadabi, Abihu, and Uziahu
• Çfarë kanë besuar gabimisht disa teologë në lidhje me karakterin e Perëndisë për shkak të ndodhive të tilla si vdekja e Nadabit dhe Abihut?
Për shkak të ngjarjeve si vdekja e Nadabit dhe Abihut, disa teologë kanë shkuar aq larg sa të thonë se manifestimet e zemërimit të Perëndisë në Bibël zbulojnë një defekt në karakterin e Tij. Pa pasur një kuptim të shenjtërisë së Perëndisë, ata e interpretojnë gabim zemërimin e Tij si tekanjoz dhe arbitrar.


• Cili ishte roli i kohathitëve brenda fisit të Levit?
Kohathitët ishin një nga familjet e fisit të Levit, të cilëve u ishte dhënë detyra të transportonin orenditë e shenjta të tabernakullit. Atyre u ishte mësuar që të mos i preknin kurrë gjërat më të shenjta të tabernakullit në mënyrë “që të mos vdisnin” (Numrat 4:15).


• Çfarë hamendësoi gabimisht Uziahu, kohathiti?
Në përpjekjen e tij për ta stabilizuar arkën dhe për të mos lejuar të binte përtokë, Uziahu gabimisht hamendësoi se duart e tij ishin më pak të ndotura se balta e tokës. Ndryshe nga Uziahu, i cili e shkeli ligjin e Perëndisë duke e prekur arkën, vetë toka nuk ishte e ndotur nga mëkati.
I drejtë dhe i mëshirshëm


• Cili është misteri i vërtetë në lidhje me zemërimin e Perëndisë?
Misteri i vërtetë në lidhje me zemërimin e Perëndisë nuk është që Ai e shfaq atë në një ushtrim të drejtë të gjykimit. Misteri i vërtetë është se Perëndia i toleron krijesat rebele, të cilat kryejnë tradhti kozmike kundër autoritetit të Tij. Nuk duhet të habitemi nga zemërimi i Perëndisë. Duhet të habitemi nga mëshira e Tij.


• Çfarë shpallim ne lidhur me të drejtat tona edhe përmes mëkatit më të vogël?
Me anë të mëkatit tonë më të vogël ne deklarojmë se vullneti ynë ka të drejtë dhe kjo e drejtë është më e lartë se të drejtat e Perëndisë. Kur mëkatojmë, e sfidojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë autoritetin e Perëndisë, duke besuar se kemi të drejta morale, që gjenden jashtë sferës së autoritetit të Tij.


• Cila është arsyeja spekuluese, përse në Shkrime gjejmë demonstrime “të shpejta dhe të papritura” të drejtësisë së Perëndisë?
Hans Kühn spekuloi se arsyeja pse gjejmë demonstrime të shpejta dhe të papritura të drejtësisë së Perëndisë në Shkrim është, ngaqë ndoshta Perëndia është duke ndërprerë modelin e Tij normal të hirit dhe mëshirës së durueshme për të na kujtuar drejtësinë e Tij.


• Si reagoi Aaroni pasi dëgjoi fjalën e Perëndisë lidhur me vdekjen e bijve të tij? Si do të kishit reaguar ju? A ka raste kur keni reaguar negativisht ndaj Perëndisë për gjëra më të vogla në jetën tuaj?
Pasi kishte marrë fjalën e Perëndisë në lidhje me vdekjen e bijve të tij, Aaroni reagoi duke qëndruar në heshtje. Shkrimi na thotë “dhe Aaroni heshti” (Levitiku 10:3). Në këtë leksion Dr. Sproul spekuloi në lidhje me reagimin parësor të Aaronit ndaj vdekjes së bijve të tij. Përgjigjet për pyetjet e tjera duhet të shërbejnë si reflektim për mënyrën se si mund të kishit reaguar ju dhe si keni reaguar realisht ndaj Perëndisë në zona të tjera të jetës tuaj.


• Te Veprat 5, Anania dhe Safira u vranë nga Perëndia në kontekstin e adhurimit të krishterë. Si vepron ky fakt kundër pikëpamjeve si ato që kishte Marcioni?
Marcioni besonte se kishte një ndryshim thelbësor mes Perëndisë së Besëlidhjes së Vjetër dhe Perëndisë së Besëlidhjes së Re. Ai mendonte se Perëndia i Besëlidhjes së Vjetër ishte një hyjni i rrëmbyer dhe gjaknxehtë, dhe kjo nuk përputhej me Perëndinë e dashurisë dhe mëshirës, të zbuluar në Jezu Krishtin. Fakti që Anania dhe Safira u vranë në mes të bashkësisë te Veprat 5 funksionon si argument kundër besimit të Marcionit. Nëse kjo ngjarje krahasohet për shembull, me vdekjen e Nadabit dhe Abihut, shohim se si në Besëlidhjen e Vjetër ashtu dhe në atë të Re, Perëndia është xheloz për shenjtërinë e Tij dhe i drejtë në gjykimet e Tij.


• Si e përcjell një të vërtetë biblike rreth Perëndisë ilustrimi i Dr. Sproul me studentët që u vonuan në dorëzimin e detyrave të simestrit?
Në leksionin e tij Dr. Sproul tregoi rreth përjetimit të tij si mësues për të ilustruar ndryshimin mes drejtësisë dhe mëshirës. Edhe pse kishte shpjeguar se çdo detyrë kishte një afat të caktuar, Dr. Sproul u tregua i mëshirshëm dhe i pranoi vonesat për dy detyrat e para. Studentët prisnin që Dr. Sproul do të pranonte dorëzimin me vonesë edhe të  detyrës së tretë, por me të drejtë ai u dha studentëve një notë ngelëse për detyrën, kur ata nuk e dorëzuan në kohë. Ky shembull na komunikon një të vërtetë të thellë biblike rreth Perëndisë. Perëndia është i mëshirshëm dhe i drejtë. Mëshira e Tij nuk është padrejtësi por të mos bërit drejtësi.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>