spiritual gardening 1

Dhjetor 2024


Më pëlqen shumë ideja e udhëzimit joformal biblik. Me këtë nënkuptoj shtysën për të kërkuar mundësi të përditshme për t’u thënë fëmijëve tanë të vërtetat biblike, duke i modeluar për një jetë në besim dhe në bindje. Po udhëzimet formale në shtëpi? Në librin e tij të shkëlqyer, “Gospel-powered parenting: How the Gospel shapes and transforms parenting”, William Farley thekson rëndësinë e përfshirjes së udhëzimeve formale biblike në një rutinë të rregullt në shtëpi. Edhe pse po u flet specifikisht baballarëve, edhe të tjerët kanë përfitim nga fjalët e tij, duke përfshirë nënat, drejtuesit e shërbesës së fëmijëve dhe vullnetarët.

  • Disa [baballarë] kanë frikë nga mësimi formal e i strukturuar. Nëse u kërkoj fëmijëve të bëjnë studim formal e të sertë, ata do ta refuzojnë besimin.
  • ...Fëmijët nuk e refuzojnë besimin sepse ka mësim formal biblik më tepër se ç’duhet. Ata e refuzojnë besimin sepse ne nuk e vëmë në praktikë. Ata e refuzojnë sepse, ndoshta ne e vëmë në praktikë, por nuk e çmojmë aq sa t’ua mësojmë atyre. Ose ndoshta, ata e refuzojnë, sepse nuk kanë rilindur. Sidoqoftë, problemi nuk është njohuria e tepërt. Zakonisht, problemi është mungesa e njohurisë.
  • Mendjet e fëmijëve tanë janë si kopshte frymërore, thotë William Gurnall (1617-1679), një nga predikuesit më të mirë puritanë të shekullit të shtatëmbëdhjetë. “Ky është dallimi mes fesë dhe ateizmit; feja nuk rritet pa u mbjellë, megjithatë vdes edhe po të jetë mbjellë, nëse nuk ujitet. Ateizmi, pabesia dhe profania janë barëra që rriten pa u mbjellë, e nuk vdesin pa u shkulur.”
  • Gurnall-i kishte të drejtë. Asnjë kopsht nuk është qese vakumi. Diçka do të rritet. Grupet e pambrojtura — mendje për të cilat nuk kujdeset njeri — do t’u mbijnë barëra të këqija. Mirëpo, ne duam fryte, jo barëra të këqija, dhe frytet rriten vetëm duke u mbjellë, duke u krasitur e duke u plehëruar me qëndrueshmëri. Nëse nuk dëshiron barëra të këqija, duhet t’u mësosh fëmijëve të tu të jenë të rregullt e të qëllimshëm. (Gospel Powered Parenting, 178-179)

Hidhu një sy materialeve dhe inkurajimeve nga Truth78 për dishepullimin në familje.


Përkthyer me leje: https://truth78.org/blogs/blog/spiritual-gardening-in-your-home

Përktheu: Sara Gjana | Redaktoi: Linea Simeon

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

©dritez.al 2024

EtiketaT78

Postime të ngjashme