KUIC RISHIKIMI

Mësimi 5

D.

Në Shkrime ka një kuptim parësor dhe një kuptim dytësor për fjalën i shenjtë. Kuptimi parësor është “i veçuar”. Duke qenë se zbulon Perëndinë, i cili është i vetmi që në qenien e Tij është i shenjtë, shenjtëria flet për unikalitetin e Tij mes gjithë atyre që Ai ka krijuar, gjëra të dukshme dhe të padukshme.

C.

Për shkak se kuptimi parësor i shenjtërisë në Shkrim është “i veçuar”, shenjtëria e Perëndisë komunikon diçka rreth transhendencës së Tij. Perëndia është krejtësisht i veçuar nga krijimi. Dashuria dhe drejtësia e Perëndisë mund të vendosen nën kuptimin e dytë të termit i shenjtë.

C.

Edhe pse në njëfarë kuptimi besimet fetare të njerëzve mund të zhvillohen dhe të ndryshojnë me kalimin e kohës, ky leksion spikat gjetjet e antropologëve dhe sociologëve që të gjithë popujt kanë një ndjesi rreth kohës dhe hapësirës së shenjtë. Koha dhe hapësira e shenjtë janë pjesë e jetës së të gjithëve, edhe pse ne themi se një rast i caktuar ka domethënie më të lartë se një tjetër.

D.

Edhe pse frika dhe mahnitja janë dy ndjenja, të cilat mund të përshkruajnë mënyrën se si njerëzit mund të reagojnë ndaj të shenjtës, këto përgjigje nuk e shpjegojnë faktin që këto emocione normalisht përjetohen në të njëjtën kohë ndaj të shenjtës. Dr. Sproul përdori fjalën ndërdyshje për të përmbledhur këtë ndjenjë të të qenët njëkohësisht i tërhequr dhe i distancuar prej së shenjtës.

B.

Adresimi formal i Lutjes së Zotit është vetëm “Ati ynë që je në qiell”. Nëse kërkesa e parë e Lutjes së Zotit do të ishte pjesë e adresimit formal, do të ishte e saktë të thoshte: “I shenjtëruar është emri yt.” Si kërkesa e parë, kjo është saktë: “U shenjtëroftë emri yt.”

B.

Perëndia kishte zbuluar zellin e Vet për emrin e Tij në urdhërimin e tretë, dhe Jezusi po ashtu ritheksoi që emri i Perëndisë duhet të nderohet si i shenjtë në kërkesën e parë të Lutjes së Zotit. Edhe pse gjithë këto mundësi mund të tregojnë diçka rreth gjendjes tonë frymërore, mënyra se si e përdorim emrin e Perëndisë ishte një pikë e rëndësishme zbatimi në këtë mësim.

Comments are closed.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}