KUIC RISHIKIMI

Mësimi 6

C.

Vetëm njëri nga këta fakte është i vërtetë. Deti i Galilesë ekziston brenda një tuneli natyror ere mes shkretëtirës së Transjordanisë dhe Detit Mesdhe. Topologjia e Detit të Galilesë shpjegon arsyen pse mund të ndodhin stuhi të tilla të fuqishme si kjo, që Jezusi qetësoi.

C.

George Bernard Shaw tha: “Kishte raste kur Jezusi nuk u soll si një i krishterë.” Ironia e një deklarate të tillë është që Shaw nuk kishte asnjë standard moral, përmes të cilit ta gjykonte Jezusin, përveçse Vetë Jezusit. Dr. Sproul tha se është jashtëzakonisht gjë e rrallë që dikush të kritikojë integritetin e Jezusit, dhe e përdori këtë citim për ta demonstruar këtë pikë.

D.

Filozofët Hume, Mill, Marks dhe Feuerbach ishin ateistë. Edhe pse disa prej tyre kishin të përbashkëta për shkak të teorive të tyre ekonomike, këta katër burra ishin të bashkuar në filozofitë e tyre ateiste dhe në përpjekjet për të siguruar shpjegime natyraliste për faktin pse qeniet njerëzore besojnë në Perëndinë.

B.

Filozofët ateistë të shekujve të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë besonin se njeriu ishte i paditur në besëtytnitë e tij, tmerrësisht i vetëdijshëm për moralin e tij, dhe si rrjedhim i frikësuar nga forcat e pakontrollueshme të natyrës. Për shkak se ata nuk besonin në Perëndinë, nuk e konsideronin besimin tek Ai si diçka dinjitoze. Dinjiteti njerëzor është një koncept i lidhur me botëkuptimin e krishterë dhe me kuptimin që kemi ne për njeriun si të krijuar në shëmbëllimin e Perëndisë.

B.

Në njëfarë kuptimi dishepujt nuk kishin më frikë nga stuhia, pasi ajo u qetësua. Por më domethënës është fakti që frika e dishepujve u shtua për shkak të ndërgjegjësimit të tyre se kush ishte Jezusi. Dishepujt nuk kishin më frikë nga stuhia, por kishin frikë nga diçka më e madhe—kishin frikë nga i Shenjti.

B.

Edhe pse drejtësimi lidhet ngushtë me çdo dimension të shpëtimit tonë, Dr. Sproul vuri re që apostulli Pal mësoi se frytet e parë të drejtësimit tonë janë paqja me Perëndinë dhe hyrja në praninë e Tij (Romakëve 5:1-2). Kjo lidhet me njohurinë e privilegjuar të çdo të krishteri se i vetmi vend ku mund të jemi vërtet të cenueshëm në praninë e shenjtërisë është kur jemi para Perëndisë në Krishtin.

Comments are closed.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}